OBSH këshillë të çuditshme: Në mbledhjet familjare për Krishtlindje mbani maska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një propozim të çuditshëm për europianët gjatë drekës së Krishtlindjeve.

Sipas OBSH, duke ditur se Europa po kalon një valë vdekjeprurëse të COVID-19, qytetarët duhet të mbajnë maska gjatë mbledhjeve familjare për Krishtlindje.

Shumë prej vendeve janë të vendosura mos i mohojnë qytetarëve festën e Krishtlindjeve, dhe do të lirojnë disa masa, por kjo rrezikon një përhapje të COVID-19.

Në këshillat e OBSH thuhet se një “rritje masive në tubime që bashkojnë njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë familjet, grupet fetare dhe miqtë sjell një rrezik të konsiderueshëm të rritjes së transmetimit Covid-19 gjatë sezonit të festave”.

OBSH rekomandoi gjithashtu që, “pavarësisht nga vendndodhja, shërbimet fetare duhet të mbahen jashtë kur është e mundur ose të jenë të kufizuara në njerëz dhe kohëzgjatje”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë...

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lajme të tjera

Web TV