Osmani: Na duhet ndihma e Shqipërisë për të patur zë atje ku ne nuk kemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është duke u zhvilluar në Tiranë takimi mes presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, e cila do të kryejë një vizitë tre ditore në vendin tonë.

Presidenti i Shqipërisë fillimisht deklaroi se kufiri mes dy vendeve duhet të bëhet i padukshëm, ndërsa sipas tij kjo nuk është gjithçka, pasi vendi ynë do të vazhdojë ta mbështesë sovranitetin e Kosovës.

Kufiri ndërshtetëror të bëhet jo vetëm i padukshëm por që njerëzit të afrohen dhe të shkëmbejnë eksperienca. E sigurova presidenten Osmani që ne do të vazhdojmë ta mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës“, tha Meta.

Presidenti ka vlerësuar dhe sfidën e fundit të Kosovës dhe të ish-drejtuesve të UÇK-së për të kunfirmuar të vërtetën dhe për të hedhur poshtë akuzat për krime gjatë luftës.

Vlerësova qëndrimin dinjitoz dhe shpreha mbështetjen time ndaj UCK dhe institucioneve të Kosovës për tu përballur me drejtësinë për të konfirmuar dhe njëherë drejtësinë e Kosovës. Me rëndësi është sfida e COVID 19. Kemi treguar vullnet dhe gatishmëri për të bashkëpunuar më ngushtë midis dy vendeve dhe instituciovene tona që ta kapërcejmë sa lehtë këtë betejë.

Në këtë drejtim shpresojnë që të bashkëpunohet dhe më shumë edhe për sigurimin e vaksinës, në mënyra më të shpejta. Shteti i Kosovës ka përpara shumë sfida. I shpreha faleënderimin për ndihmën që ka dhënë Kosova në nxjerrjen nga rrënojat e viktimave nga tërmeti i vitit të kaluar. Kosova në OKB i shërben stabilitetit të ballkanit. Kjo është një vizitë që do të na shërbejë të gjithëve të bashkëpunojmë më ngushtë“, tha Meta.

Ndërkohë ushtruesja e detyrës së presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se vendit të saj i duhet ndihma e Shqipërisë në atë organizata ku ende ajo nuk bën pjesë. Këtë Osmani e tha duke patur parasysh akuzat që rëndojnë aktualisht për ish-liderët e UÇK-së.

Lexo edhe :  ''Ditët e mira i kemi përpara''/ Rama mbyll fjalën: Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Duhet të heqim barrierat, se si dy shtetet sovrane, që në shpirt gjithmonë kanë luftuar dhe nuk janë mposhtur. Shqipërinë gjithnjë e kishim në krah. Rruga jonë tutje që para syve tanë, po tentohet që të përmbyset e vërteta është Serbia ajo që ka kryer gjenocid. Nuk ka të vërtetë tjetër. Këtë të vërtetë e ka parë e gjithë bota. Në mënyrë që mos të përmbyset e vërteta, kemi nevojë për Shqipërinë. Që të jetë zëri ynë atje ku nuk kemi zë. Përderisa kemi prezencë në disa prej këtyre mekanizmave, Kosova nuk ka ulëse në një numër të madh organizatash ndërkombëtare, aty do të kemi nevojë që të intensifikohet zëri i Shqipërisë. Diskutuam për shumë fusha. Të dy vendet tona janë të shqetësuar që përqindje e qytetarëve që kanë humbur jetën nga ky virus, është i lartë. Dua t’i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave në Shqipërisë. Folëm për bashkëpunim për furnizim me vaksinën. OBSh do të japë vetëm 20 % të vaksinimit të popullsisë. Sa i përket situatës politike në Kosovë, e falënderoj zotin Meta për përkrahjen e institucioneve. Kosova këto ditë ka treguar se edhe pse është shtet i ri, ka staturë. Një ndër asetet dhe potencialet më të mëdha që e kanë Kosova dhe Shqipëria, janë mërgata jonë. Ndaj duhet të shfrytëzojmë maksimalisht të mirat e mërgatës tonë,” tha Osmani.

Të fundit

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet...

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në...

Presidenti i Emirateve viziton Tiranën, Rama: Marrëdhënie më të ngushta

Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan vjen sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke njoftuar...

Lajme të tjera

Web TV