Osmani sot në Tiranë për herë të parë si Presidente! Takime me krerët e lartë të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e përkohshme, njëkohësisht edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri ditën e sotme.

Vizita do të zgjasë dy ditë, deri më datën 18 dhjetor. Osmani përgjatë këtyre dy ditëve do të zhvillojë një sërë takimesh mes të cilëve me Presidentin Meta, kryeparlamentarin Ruçi, kryeminisrin Rama, kryedemokratin Bashën dhe Berishën.

Ja axhenda:

-Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, Presidentja Osmani do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

-Në orën 15:30, Presidentja do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për mediat.

-Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

-Në orën 10:15, do të bëjë nderime dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

-Në orën 16:00, do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

-Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

-Në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

-Në orën 11:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Osmani aktualisht mban postin e Presidentit të përkohshëm të Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump...

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Lajme të tjera

Web TV