Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shuhet protesta/ Kryeministri vlerëson motivin e protestës, dënon formën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pas gjashtë ditësh protestë, për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, mbajti një konferencë të gjatë shtypi, ku për reagimet e protestuesve dhe përfshirjen e të miturve në aktet e dhunshme bëri përgjegjës Metën dhe Berishën.

Kryeministri shpjegoi edhe vendimin e qeverisë për lidhjen e pensionit për familjen Rasha dhe përse e quajti ngjarjen si “vrasje aksidentale”

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama është i vendosur deri në fund për Ardi Veliun. Ai tha në një komunikim me median se i vetmi person, i cili nuk do të lëviz në linjën e ministrisë së Brendshme është Ardi Veliu.

Rama tha se po mos të ishte kryeministër do të merrte pjesë në protestë,  nëse nuk do të ishte kryeministër. Por ju dha mesazhin protestuesve se edhe 5000 të jenë në shesh nuk e leviz drejtorin e Policisë së Shtetit.

“Si mund të vihet në diskutim tani që nga rruga, jo këta, po sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të ikë dhe drejtori i policisë? Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, por vendoset në bazë të çfarë është e drejtë.

Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi, por sepse djalin e vrau arma e shtetit. Ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhet të largohej, jo se kishte përgjegjësi në ngjarje, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë. Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.

Ndër të tjera ai hodhi akuza duke thënë se në organizimin e protestave ka ‘gisht’ Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa Lulzim Bashën e ka konsideruar të ‘pafajshëm’ duke thënë se kreu i PD-së është një lider i dështuar dhe se është i bindur që ai nuk ka dorë në këtë që po ndodh.

“ShÇBA, ka marrë menjëherë përsipër atë që i takonte sepse nuk mundej dot policia e shtetit të hetonte diçka që kishte ardhur nga veprimi ekstrem i një punonjësi policie dhe në bashkëpunim me prokurorinë kanë bërë punë të shkelqyer.

Dhe ndërkohë, autori jo vetëm u ndalua menjëherë por doli para gjyqit. Atëherë ca kërkojnë këta? Ca duan? Duan të vazhdojnë ciklin e revolucionit imagjinar që ka përfunduar në radaken e Ilir Metës e Saliut. Mua më vjen keq për Bashën dhe është tjetër rast që tregon se Basha është lider pa pikë karakteri sepse jam i bindur se nuk ka lidhje me këtë që ndodhi, kjo e bën dyfish me faj”, tha Rama.

Për opinionistët

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi edhe analistët edhe opinionistët për qëndrimet që mbajtën krah të rinjve që protestuan. “Është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, njerëz me prani publike njerëz me përgjegjësi publike si ata të cilët ashtuquhen analistë, apo opinionistë që shfaqen në ekranet tuaja, apo shprehin opinionet e tyre nëpër portale, të jenë kaq të pandjeshëm, kaq të ndërkryer ndaj qeverisë, dhe kaq të mbushur me ndjenjë hakmarrjeje për njëmijë arsye të tyre, saqë të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri, për faktin e abuzimit me të miturit”, tha Rama.

Për familjën Rasha

Kryeministri Edi Rama komentoi vrndimin në lidhje me pensionin e dhënë për familjen e Klodian Rashës dhe cilësimin si vrasje aksidentale në dokumentin zyrtar. Rama tha se vendosja e një pensioni për familjen Rasha nuk është akt normativ por është një vendim qeverie. “Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Në çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve për shkak  ose qëllimit të keq, ose padijes. E para nuk është akt normativ, është vendim qeverie. E dyta pikërisht se qeveria nuk është gjykatë dhe pikërisht pse qeveria nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit”, u shpreh Kryeministri Rama. Ai tha se është përdorur termi ‘aksidentalisht’ për vrasjen e Klodianin për faktin që ai nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor, por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale.

Rama i del në mbrojte Policisë së Shtetit

Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje Policisë së Shtetit, kur tha se ditën e parë të protestës ajo “është përdhunuar nuk është dhunuar”. Rama theksoi se ditën e parë policia ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi sepse ndjente peshën e ngjarjes së rëndë që kishte ndodhur, ku efektivi i Shqiponjave qëlloi për vdekje Klodian Rashën.

“Madje, natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje nga një segment brenda saj, policia është përdhunuar, nuk është dhunuar. Këtu përpara kryeministrisë. Është përdhunuar nuk është dhunuar. E keni parë vetë. Unë personalisht jam ndjerë shumë keq për policinë e shtetit atë natë dhe kam kuptuar shpjegimin e bërë që në një farë mënyrë Policia e Shtetit atë natë ishte e qëllimshme në lejmin e atij përdhunimi sepse ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur si rezultat i aktit të një punonjësi policie. Qëndroi atje përpara, bjerini çuna sa të keni fuqi”, tha Rama ndër të tjera.

“Lleshaj ka zero përgjegjësi”, Balla: Ardi Veliu nuk mund të japë dorëheqjen në një rast të tillë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se akti i dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj është “një standard” i vendosur nga socialistët. Balla tha në një intervistë për “ReportTV” se Drejtori i Policisë “nuk mund të japë dorëheqjen për një rast të tillë”.

“Ministri i Brendshëm ka pasur telefonatë me kryeministrin që pas ngjarjes. Asnjëherë nuk mund të japë dorëheqjen në një rast të tillë, drejtori i Policisë. Përgjegjësia e Sandër Lleshajt është zero, në aspektin juridik, ligjor, por ky është standardi që ne kemi vendosur. Pasi të kemi mbaruar këtë situatë, duhet të çohemi të gjithë në këmbë dhe t’i themi policisë së shtetit mirënjohje për gjithçka që keni bërë dhe për të gjithë ata që kanë dhënë jetën”, deklaroi Balla.

Lexo edhe :  Ku do të përqendrohen shirat gjatë ditës së sotme, parashikimi i temperaturave

Shpërblen pensionistët për festat e fundvitit 

Infermierët, mësuesit e spikatur në kategoritë që përfitojnë shpërblyer

Kryeministri Edi Rama në prag të festave të fundvitit ka mbledhur qeverinë për të shpërblyer disa kategori me një shumë lekësh. Prej disa ditësh ky shpërblim ka nisur të tërhiqet nga të moshuarit në pikat e postës apo në çdo pike ku ata marrin pensionin e tyre.

Nga ata që kanë nisur të tërheqin vlerën e ofruar nga qeveria janë të kënaqur. Kategoria që është me e vogël dhe përfituese më e madhe e shumës nga qeveria janë studentët ekselentë, inferimetët si dhe mësuesit e spikatur në mësimdhënie që i njeh Ministria e Arsimit.

Ata që janë të shumtë në numër por e kanë shumë të vogël shpërblimin janë pensionistët të cilët sytë në fund vit i kanë nga qeveria, e cila kësaj herë as gjelin e detit në tryezën e fundvitit nuk e kanë siguruar. Dje kryeministri Rama tha se “ Kjo është një paketë e cila edhe njëherë konfirmon plotësisht vëmendjen dhe kujdesin tonë, përtej të gjitha vështirësive financiare edhe të këtij viti tjetër reformash dhe përpjekjesh të mëdha për të siguruar rrugën e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë, jo si iluzion, por si një qëllim objektiv, i bazuar në realizimin e objektivave që përcaktojnë rrugën e reformave dhe masat që i shoqërojnë reformat”.

Rama tha se qeveria është në një fazë të ndërmjetme. “Operacioni kompleks i reformave në çdo sektor ka ecur mirë dhe do të vazhdojë pa asnjë luhatje me vendosmërinë më të madhe dhe me bindjen më të thellë se ajo që po bëjmë sot është e vetmja rrugë për të pasur nesër kushte tërësisht të ndryshme dhe mundësi shumë më të mëdha për t’u dhënë shqiptarëve shtetin që meritojnë dhe përmes shtetit që meritojnë të gjitha mundësitë për të cilat kanë nevojë të rrisin ekonominë e tyre familjare dhe të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre”, tha Rama duke uruar “Gëzuar Vitin e Ri të gjithë atyre që marrin këtë shpërblim, që është një detyrim i qeverisë, për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë njerëzve, se pavarësisht vështirësive të reformave dhe pavarësisht dhimbjeve që reformat shkaktojnë si çdo operacion dhe çdo terapi janë të domosdoshme për të rikthyer plotësisht në funksione vitale një trup të kërcënuar nga një kancer agresiv”.

Shpërblimet e fundvitit, ja kategoritë e përfituesve

84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra;

68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra;

372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra;

145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra;

Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra edhe ata;

Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, 10.660 persona, përsëri 20 mijë lekë të vjetra.

81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra.

Të gjithë nxënësit me të gjitha 10-ta në arsimin parauniversitar, 50 mijë lekë të vjetra;

Të gjithë studentët e ekselencës, 50 mijë lekë të vjetra dhe ata.

I gjithë grupi i mësuesve të spikatur 400 mijë lekë të vjetra dhe

300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik të Republikës së Shqipërisë, kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta, mjekë, 400 mijë lekë të vjetra

 Ministrja Denaj: I qëndrojmë propozimeve dhe parashikimeve për Buxhetin e vitit 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, solli në vëmendje të anëtarëve disa arsyetimet se pse ky është buxheti i Rimëkëmbjes dhe që i shërben qytetarëve. Një nga pikat kryesore të diskutimit ishin të ardhurat, ku Ministrja theksoi se të ardhurat e buxhetit, nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kanë qenë gjatë gjithë vitit 2020 në ndjekje dhe analizim të situatës, duke adresuar problematikat buxhetore të lindura për shkak të pandemisë,  nëpërmjet akteve normative.

Te ardhurat tatimore të buxhetit në vitin 2020 do  të rezultojnë në nivelin rreth 98% krahasuar me nivelin e projektuar nëpërmjet aktit normativ të korrikut 2020. Të ardhurat totale të buxhetit 2021, krahasuar me buxhetin 2020 janë parashikuar me rritje +0,6 % e PBB-së dhe jo +2,5 % sikurse thuhet në letrën e Presidentit.

“Sigurisht ne po punojmë së bashku me FMN-në këtë vit për të implementuar një projekt afatmesëm të rritjes së të ardhurave dhe jam e bindur që vitin e ardhshëm ky objektiv do të vazhdojë të zbatohet, për të synuar një rritje të të ardhurave ndaj PBB-së me të paktën 3%, ku një pjesë e konsiderueshme është mirëadministrimi fiskal, që është një pjesë e rëndësishme e implementimit. Një nga vështirësitë kryesore në aspektin e realizimit të të ardhurave është informaliteti, që nuk mund të zhbëhet në një ditë, por dëshiroj që të vlerësohet edhe nga zyra e Presidentit, përpjekja për hartimin e ligjeve të rëndësishme që kemi çuar parë këto dy vjet, duke filluar nga Fiskalizimi apo edhe me ligje, që janë pjesë e paketës Moneyval.

Janë 6 ligje të kësaj pakete dhe janë dy regjistrat e ardhshëm që do të krijohen në fillim të vitit tjetër”, tha Ministrja Denaj. Një tjetër aspekt ku Ministrja Denaj u ndal, gjatë diskutimit në Komision, ishte edhe rritja e pagës mesatare nga 2013 në 2019 me 22.4%. “Sigurisht diferencat do të shkojnë nga një vit në tjetrin, por nuk është hera e parë që bëhen rritje pagash, në sektorin e shëndetësisë , arsimit, si dhe në sektorë të tjerë. Jemi duke folur për një vit të vështirë, ku shëndetësia ka fokusin kryesor dhe ku pagat e mjekëve, laborantëve dhe të gjithë personelit janë vendosur në themel të një rritje të konsiderueshme me 40% mbi pagën funksionale”, tha Ministrja Denaj.

l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Nga 1 tetori rregulla të reja për gomat e automjeteve, ja shenja që duhet të keni

Nga nesër në Gjermani do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për gomat e automjeteve për shkak të...

Të njohësh nga burgu pikat turistike të Pogradecit

Ndonëse quhet institucion i ekzekutimit të vendimeve penale, qëllimi nuk është thjesht vuajtja e dënimeve, por përgatitja e këtyre personave për të rinisur sërish...

Euro s’po e merr veten/ Rënie historike në shtator

Leku vijon të qëndrojë i fortë përballë euros. Monedha europiane e ka nisur këtë javë me dobësim duke shënuar një nivel të ri kundrejt...

Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i...

Papa Françesku dënon ashpër abortin e fëmijëve: Mjekët që e kryejnë janë vrasës

Gjatë fluturimit të rikthimit për në Romë, pas vizitës së tij apostolike në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku ka folur për abortin, veprim të...

Lajme të tjera

Web TV