Vrasja e Klodian Rashës/ Ish-shefi i policisë: Ja pse polici i dytë është më fajtor se efektivi që e ekzekutoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shefi i Policisë, Kernar Ahmeti, duke komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka thënë se nëse ngjarja shihet nga ana operacionale, fajtor është edhe kolegu i policit Nevaldo Hajdaraj.

Ahmeti tha gjatë një interviste për “AbcNews”, se nëse kolegu do të kishte qëndruar me efektivin tjetër, dhe nuk do të ishin ndarë gjatë ndjekjes, mund të ishte shmangur ngjarja tragjike.

“Jo më kot shteti paguan dy në patrullë”, u shpreh Ahmeti, duke thënë se ka momente kur një efektiv policie i vetëm nuk menaxhon dot adrenalinën, emocionet dhe hyn në atë “gjendjen tunel”, por këtu është e nevojshme ndërhyrja e kolegut të tij.

“Po të kishin qenë të dy shokët, prandaj janë të dy. Edhe shoku tjetër për mendimin tim. Është faji i atij që ka arritur të kalojë të gjitha caqet e vetëmbrojtjes. Është faji edhe i efektivit tjetër, nga ana operacionale. Sepse është ajo gjendja tunel, që njeriu kalon në gjendjen tunel. Prandaj paguhen dy oficerë patrulle, që ai të ruajë edhe tjetrin. Çështja e përvojës, çështja e menaxhimit të adrenalinës…Çështja kryesore, ka pas veprim dhe mosveprim. Veprimi i parë ai fatal, dhe veprimi tjetër i policit që në mënyrë kategorike nuk duhet të kishte lejuar veprimin e kolegut”, u shpreh Ahmetaj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe...

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Lajme të tjera

Web TV