Dikur e vlerësuan për strategjinë anti-Covid/ Mbreti suedez e pranon: Dështuam!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustav e ka përshkruar vitin 2020 si një vit si të tmerrshëm dhe deklaroi se strategjia kombëtare ka dështuar.

Suedia është kritikuar në masë të madhe për mënyrën sesi i është përgjigjur pandemisë, duke përdorur vetëm kufizime të pjesshme dhe kurrë ndonjë izolim të plotë. Vendi deri tani ka parë pothuajse 350,000 raste dhe më shumë se 7,800 viktima.

“Mendoj se ne kemi dështuar. Ne kemi një numër të jashtëzakonshëm viktimash dhe unë mendoj se kjo është e tmerrshme”, tha mbreti.

Duke theksuar se njerëzit në Suedi kanë vuajtur jashtë mase, pa qënë në gjendje tu japin lamtumirën të dashurve të vet. I pyetur nëse ishte i frikësuar se edhe vetë mund të infektohej ai tha se të gjithë mund të infektohen.

Ndërkohë që shërbimet e reanimacionit në vend janë nën tension dhe ka pasur kërkesa për rritjen e personelit shëndetësor të kualifikuar në Stokholm.  Vdekshmëria në vend është rritur deri në 10 herë më e lartë se fqinjët nordikë. Pasi kishte kërkuar tashmë përforcim nga i gjithë personeli i kualifikuar shëndetësor, përfshirë klinikat private, qeveria urdhëroi dje anulimin e të gjitha operacioneve jo-urgjente në rajon.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Lajme të tjera

Web TV