Meta kujton 100-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve: Akt unik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 100-vjetorin e pranimit të  Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin.

Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913.

Mundi, sakrificat dhe luftërat e popullit shqiptar, sidomos përpjekjet diplomatike të patriotëve, kudo ku ndodheshin, veçanërisht të Federatës Patriotike “Vatra” dhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Fan S. Noli, u kurorëzuan nëpërmjet këtij akti jashtëzakonisht të rëndësishëm, që e pranoi Shqipërinë, edhe pse të lodhur e të copëtuar nga Lufta e Parë Botërore, si të barabartë mes të gjitha kombeve, me të drejtat dhe detyrimet, që buronin nga anëtarësimi në këtë organizatë.

Mirënjohje për kontributin e spikatur të Presidentit amerikan Thomas Ëoodroë Ëilson, i cili nëpërmjet planit të Tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë, krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta, pavarësisht madhësisë së tyre dhe vizionin për një organizatë të sigurisë kolektive si Lidhja e Kombeve”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Interi nxjerr në shitje yllin e skuadrës, e vlerëson 40 mln euro

"Gazzetta dello Sport" raporton se Inter është i gatshëm të shesë Hakan Calhanoglu, me kushtin vetëm që klubi i...

Cilat janë 5 skenaret e hakmarrjes së Iranit? Mësoni detajet

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë Izraelin. Iranianët dërguan rreth njëqind dronë drejt Izraelit, por ushtria izraelite...

Bulqizë, digjet makina! Shpëton për mrekulli shoferi dhe pasagjerët

Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka...

Izraeli i hedh topin Amerikës: Le të vendosë Trump tani si do të veprohet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një mesazh video se Izraeli veproi kundër programit bërthamor dhe të raketave balistike të Iranit edhe pa garanci...

“Socialistët po luten te Kisha e Laçit që ‘lakejtë’ të mos ikin nga Berisha”

Deputeti Dashnor Sula mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në...

Lajme të tjera

Web TV