Ndryshimet në qeveri/ Rama emëron Çuçin si Ministër i Brendshëm, tre arsyet se përse zgjodhi këtë emër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama propozoi dje Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si Ministre të Bujqësisë. Përse Rama zgjodhi Çuçin në krye të dikasterit më të rëndësishëm në vend dhe taktika e tij për të “zbutur agresivetin” politik dhe publik

Nga Fernada Cenko

Bledi Çuçi është propozuar si ministër i Brendshëm, duke shuar edhe dilemat e pesë ditëve të fundit mbi emrin që do të pasonte Sandër Lleshajn, i cili dha dorëheqjen pas vrasjes së të riut Klodjan Rasha nga një efektiv i policisë së Tiranës.

Nën presionin e protestave të organizuar nga të rinjtë para ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, Lleshaj i la në tryezë Ramës dorëheqjen e parevokueshme. Kreu i qeverisë pranoi dorëheqjen dhe ditën e djeshme hodhi në tavolinë emrin që nuk ishte aluduar këto ditë.

Ramës i erdhi përshtat ta largonte nga kabineti i tij Lleshajn, i cili dy muaj më parë deklaroi se pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm nuk do ishte më ministër, ndërsa nën zë përflitej edhe për marrëdhënie jo të mira me Ramën.

Për të zgjedhur pasuesin Rama duket se mori kohë dhe bëri disa kalkulime që deri më tani duket se po i dalin për mirë. Qëllimi ishte përzgjedhja e një figure që nuk do të pritej keq as nga opozita por as nga publiku. Ai duhet të gjente një emër që deri në zgjdhjet e 25 prillit do të qëndronte si ministër i Brendshëm dhe që politika duhet të ketë besim.

Shumë emra qarkulluan në Kryeministri se kush do të ishte ministri i ri, dhe vetëm emri i Bled Çuçit nuk u përfol, duke treguar edhe njëherë që Rama djeg emrat që qarkullojnë duke e vendosur në ditën e fundit se kush do të jetë dhe duke luajtur me efektin surprizë. Së pari Çuçi është një emër i cili edhe pse prej gjashtë vitesh ministër i Pushtetit Vendor dhe Bujqësisë nuk është atakuar nga opozita apo opinion publik.

Ka qëndruar përgjithësisht larg konfliktualitetit dhe ka mbajtur një profil modest, duke shmangur shpesh debatet e nxehta dhe agresivitetin. Këtë fakt e përmend edhe Rama në njoftimin e shkurtër që publikoi dje. “Sot (dje) do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.

Kur Rama ka bërë këtë reagim në Tëitter, Bledi Çuçi ishte live në Lushnjë me Ambasdorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca. I pari që i dha dorën për këtë post ishte Soreca, ndërsa Çuçi shprehu habi, sikur mos të dinte asgjë, ku nga toka bujqësore e Myzeqezë do të shkonte direkt Ministër i Brendshëm për të përballuar sfidat që i la Lleshaj, si për zgjdhjet e ardhshme, luftën kundër lëndëve narkotike dhe detyrave të tjera të rëndësishme që lidhin edhe me “disiplinimin” e policëve pas vrasjes së Klodian Rashës.

Presidenti Ilir Meta i cili ka hapur luftë me kryeministrin mendohet se do ta dekretojë emrin e e Çuçit, për shkak se vjen në rang ministrie ndryshimi. Ilir Meta në një komunikim tha se “Nuk përgjigjem për temat e brendshme. Si president duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjia do të jetë më e shpejta e mundshme”, tha Presidenti Meta.

Kjo mbetet edhe arsyeja e dytë që Rama zgjodhi Çuçin si personazh i cili kreu i shtetit nuk do të bëhet pengesë për dekretimin e tij, pasi diçka të tillë e ka bërë më parë. Në këtë mënyrë i ka “djegur” edhe një kartë tjetër kreut të shtetit i cili nëse do kishte në tryezë një emër që vinte jashtë politikës drejtuese si deputet apo ministër, do të kërkonte më shumë kohë dhe të dhëna të tjera për pastërtinë e figurës së personazhit që do të mbante postin e rëndësishëm të Ministrisë së Brendshme.

Së treti, ku edhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme për Ramën, ai po ofron në detyrën e kreut të Ministrisë së Brendshme një nga bashkëpunëtorët e afërt të tij, i cili e ka të vështirë, thuajse të pamundur që të dalë jashtë “verdiktit” kryeministror.

Por prova e madhe për Çuçin janë dy çështje realisht të nxehta. Ai duhet të japë shembull se po tentohet reformimi i policisë dhe ulja e agresivitetit të tyre, një perceptim disi i gjerë publik dhe ajo që është më e rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit. Ministria e Brendshme është kyçe në këtë proces pasi ka në duar si aspektin teknik, si listat e zgjedhësve, infrastruktura, ashtu edhe sigurinë publike që është drejtëpërdrejtë puna e policisë në terren.

Basha: Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit, durimit të popullit i ka ardhur fundi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar, pas propozimit nga Rama si ministër të Brendshëm të Bledi Çuçit. Basha shprehet se Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij, ndërsa shton se durimit të popullit shqiptar i ka ardhur fundi. Basha po ashtu thotë se ndërsa shqiptarët vuajnë, Rama bën shopping në Nju Jork.

“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shkruan Lulzim Bashan ë rrjetet sociale.

Kryemadhi për ministrat e rinjë: Asnjë lidhje me PS, Rama nuk shkëputet dot nga grupi i Rilindjes

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar ndryshimet e reja në qeverinë Rama 2. Ajo u shpreh se ata nuk kanë një asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Kryemadhi tha se këto emërime tregojnë edhe më shumë shkëputjen e partisë së drejtuar nga Edi Rama me socialistët. Për kryetaren e LSI, Kryemadhi kryeministri e ka të pamundur që të shkëputet nga grupi i Rilindjes në PS.

“Që të jem e sinqertë nuk dua atë merrem fare me komentin e dy emërimeve të fundit, pra lëvizjen e zotit Çuçi nga Ministër i Bujqësisë në Ministër të Brendshëm, apo qoftë emërimin e zonjës Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. E vetmja gjë që mund të theksoj, është që në të dyja rastet përfaqësimi i socialistëve është inekzistent, sepse në të dy emërimet, qoftë të njërit apo qoftë të tjetrit, asnjëri nga ata nuk përfaqëson jo vetëm Partinë Socialiste, por as bazën e Partisë Socialiste.

Unë mendoja që do të kishte të paktën një reflektim momental të zotit Rama, duke zgjeruar dhe duke krijuar më shumë hapësira për socialistët, por në fund të fundit, shkëputja e tij nga grupi i rilindjes është i pamundur, kështu që absolutisht socialistët nuk e gjejnë më veten fare në qeverisjen e Kryeministrit në ikje Rama”, u shpreh Kryemadhi.

Lexo edhe :  Rritja e pensioneve/ Rama takim me ish punonjësit e Policisë së Shtetit

E pyetur nëse do jetë më mirë Policia dhe Ministria e Brendshme me Bledi Çuçin në krye, kryetarja e LSI u shpreh: “Mendoj që këtu ka të bëjë sjellja e kryeministrit Rama. Sot qoftë Policia e Shtetit apo edhe punëtorët që shërbejnë në mirëmbajtjen apo pastrimin e rrugëve, janë të lidhur drejtpërdrejt me sjelljen dhe me humorin e Kryeministrit. Kështu që, nëse do të kishte një ndikim sadopak, do të kishim një figurë publike socialiste”.

Ndoka: Nuk e prisja emrin e Çuçit, por dija largimin e Lleshajt

Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka ka komentuar caktimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj. Ndoka ka deklaruar se nuk e priste që Rama të propozonte Çuçin në këtë pozicion. Sipas tij, Kryeministri ka gabuar me një zgjedhje të tillë.

“Përballë zgjedhjeve të 25 prillit ishte domosdoshmëri që Edi Rama ta lexonte realisht dhe politikisht këtë lëvizje të detyruar të tij për faktin se kishte kohë që e kishte përgatitur shkarkimin e Sandër Lleshit nuk ishin trysnia që protesta i bënë ishte çështje e një axhendë të cilën e kishte spostuar me ditë dhe padiskutim se largimi i tij dihej në gjithë ambientin mediatik dhe politik. Kjo nuk ishte e re, e reja ishte se unë nuk e prisja këtë emër, që Rama do të gabonte dhe do të rrëshqiste me këtë zgjedhje”, tha Ndoka.

Presidentja Osmani në Tiranë, ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, një “ide e vdekur”

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani zhvilloi dje në Tiranë një takim zyrtar me homologun Ilir Meta, ku u prek edhe tema e nxehtë mbi idenë e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë. Osmani dhe Meta: Çdo nismë për ndryshim kufijsh në Ballkan është e tmerrshme

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ishte në Tiranë në një takim me homologun e saj, Ilir Meta, ku temë kryesore e diskutimeve dhe deklaratave publike ishte mosndryshimi i kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vizitën e parë si Presidente, Osmani ka mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për media. Osmani tha se miratimi i rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, nga Kuvendi i Shqipërisë, është një ndër këto çështje që ajo pret “të ndodhë natyrshëm”. Më tej Osmani u shpreh se e mbështet presidentin Ilir Meta në thirrjet e tij kundër idesë së ndryshimit të kufijve, ndonëse konsiderohet “një ide e vdekur”, ajo tha se kjo tezë mund të kthehet sërish në tavolinë në një të ardhme. Një çështje tjetër që u diskutua në takimin dypalash ishte përfshirja e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, një lëvizje e Serbisë që Osmani e ka konsideruar si “spastrim etnik i heshtur” që po ndodh aty ku jetojnë shqiptarë.

“Kërkesa tonë që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi ynë e ka miratuar tashmë këtë deklaratë, dhe është krejtësisht e natyrshme që të presim që vendi i dytë që do ta bëjë këtë të jetë Shqipëria. Çështja e dytë është për qëndrimin e tij të prerë kundër idesë së tmerrshme dhe aventurës për ndryshim kufijsh.

Sado që kjo të mendohet si ide e vdekur, unë mendoj që pas një kohe mund të rikthehet në tavolinë. Pasivizimi i adresave atje është një spastrim etnik i heshtur, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Kërkon një bashkëpunim më të gjerë, në mënyrë që Serbia të ndërprejë këtë krim që po kryhet atje”, tha ndër të tjera Osmani, e cila veshur mbante një xhaketë ku ishte vendosur një karficë, e cila ka të kryqëzuara flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Në prani të Osmanit, Meta u pyet nga gazetarët nëse i qëndron sërish deklaratave të tij të mëparshme për “Shengenin Ballkanik” dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Meta u shpreh se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është e tmerrshme dhe kriminale. “Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë që çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm siç tha zonja Osmani.

Është provuar se është kriminal, që sjell shkatërrim, shpopullim dhe në këtë drejtim nuk mendoj se ka vend më për të ndodhur ndonjë eksperiment”, tha Meta duke theksuar se e vetmja rrugë e përbashkët është integrimi evropian.

“Ky ka qenë një qëndrim i qartë dhe do të jetë. Të gjitha institucionet e Shqipërisë prej 20 vitesh kanë pasur këtë qëndrim. Cilido që del në mënyrë informale bën politikë që nuk është në interesin kombëtar. Kjo i shërben vetëm atyre që duan të rehabilitohen për krimet që kanë bërë në Ballkan”, tha Meta.

Dhuna u orekestrua nga Presidenti? Meta: Shqiptarët nuk kanë kryetar shteti një tinzar

Presidenti Ilir Meta gjatë konferëncës që pati me homologen e Kosovës Vjosa Osmani u pyet nga gazetarët nëse ka qenë nxitës i protestave të fundit të mbajtura në Tiranë, pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha. Kreu i shtetit u përgjigj se shqiptarët nuk kanë president një tinzar, ndërsa dënoi dhunën e policisë ndaj njerëzve të medias.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë se nuk kanë në krye të shtetit një tinzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë, e çon deri në fund. Ka bërë manifestim me mimoza, model. Presidenti i ka bërë një thirrje popullit dhe populli ka qenë aty. Kreu i shtetit nuk merret me maskarada të tilla. Bashkohem me organizatat e huaja që dënojnë dhunën dhe intimidimin, madje edhe ndaj mediave”, tha Meta. Më tej, Meta theksoi se në rast se do ketë një tjetër manifestim të thirrur nga presidenti, ai do jetë i fundit dhe do t’i japë fund regjimit të dhunës.

Erion Braçe sulmon Albin Kurtin: Berishës dhe Metës nuk të ndihmon në karrierën tëndë si politikan

Zëvendëskryeministri Erion Braçe sulmoi kreun e Vetëvendosjes në Kosovë Albin Kurti, pas reagimit të këtij të fundit për protestat që u zhvilluan për rreth një javë në Tiranë, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

“Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes këtu, me një kthim të fortë pas e të pangopshëm përsëri e përsëri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakarët e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek një pushtet familjar, të hap ty rrugën për pushtet në Prishtinë apo anasjelltas, një fitore e jotja dhe 200 spartaneve në Prishtinë, rrëzon Partinë Socialiste në Tiranë”, shkruan Braçe ndër të tjera në shkrimin e tij.

Ai thekson se vetë ka folur për herë të fundit për zhvillimet e brendshme në Kosovë kur një njësi speciale ka hyrë në zyrat e Vetëvendosjes, e armatosur rëndë, dhe ka dhunuar të gjithë antëratë, përfshi gra dhe vajza që ishin prezent.

 

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV