Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Patriotët e imazhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Vjosa Osmani i futi një xhiro në Tiranë. Jo për ‘shopping’ sigurisht. Edhe pse nderi ia kërkon që në vizitën e gjatë treditore, ku takimet me shtetarë e opozitarë e kanë një kohë të përcaktuar, ta marrë rrugën deri tek ndonjë nga Qendrat Tregtare të periferisë për të blerë ndonjë suvenir. Por ajo vjen si presidente në detyrë e Kosovës ku i takonte të fliste dhe ndonjë fjalë në Kuvendin e Shqipërisë.

Vizita e Osmanit vjen në një kohë kur në Tiranë janë fashitur protestat rinore, pas vrasjes së një 25-vjeçari prej një personi që mbante uniformën e policisë së shtetit.

Kohë të keqe zgjodhe për dasmë o Safa Ymeri!”

Nejse, në kësi rastesh, zyrat e shtypit të sqarojnë se vizita ishte përgatitur kohë më parë, dhe çështja e protestave ishte thjesht për një rastësi. Pastaj ç’punë na prish vizita e një shqiptari nga një anë e Shqipërisë në anën tjetër?!

Absolutisht asnjë, në dy republika krejt sovrane.

Vjosa Osmani sot për sot është njeriu më me pushtet në Kosovë, sepse përveçse mban postin e Kryetares së Kuvendit, është gjithashtu dhe Presidente e Republikës, pas largimit të ish-Presidentit Hashim Thaçi për në Hagë, ku i është hapur një proces gjyqësor. Ndaj vizita e saj nuk mund të merret kaq lehtë. Ndërkohë që kjo vizitë mund të shërbejë njëkohësisht dhe si një “intermexo” në hapësirën kohore mes takimeve të përbashkëta të dy qeverive shqiptare. Sepse ndër arritjet e veçanta mes Shqipërisë dhe Kosovës janë dhe nja 6-të mbledhje të përbashkëta, ku mbase synimi i largët është shkrirja e kabineteve në një të vetëm, dhe pse jo edhe të presidencës.

Vjosa Osmani, edhe pse është “rob i shtëpisë”, u prit me të gjitha takëmet që përcakton zyra e protokollit për pritjet ceremoniale të çdo “burri shteti”. Por megjithëse është “rob i shtëpisë” Vjosës i duhet që gjithsesi të faturojë në sistemin TIMS të doganës kalimin e saj nga një territor në një tjetër. Në mos po, në doganë për formalitet, duhet kontrolluar se mos kalon ndonjë mall “kontrabandë” e pa faturë. Sepse mes dy shteteve shqiptare ka një barrierë fort të fortë, që nuk ka ndërmend të rrëzohet edhe pas opinioneve të shumta kundër saj. Dhe ajo ka të bëjë me faturat doganore.

Edhe pse janë bërë një seri mbledhjesh të përbashkëta, sa në Tiranë e Prishtinë, po aq dhe në Shkodër e Prizren apo dhe në Korçë e Pejë, çështja e doganave ka mbetur thuajse e paprekur. Vendime lehtësuese janë marrë sa të duash, janë tundur flamujt e patriotizmit e janë kënduar himnet e flamurit me zë të lartë, por dogana ka mbetur po ajo. Po ta mbajti, ec e kalo ndonjë kamion me patate pa e zhdoganuar. Të plasin brenda e ta bëjnë dosjen çarçaf sa të mos ketë avokat ta marrë përsipër çështjen. Por edhe libri nuk kalon pa doganë mes dy shteteve. E ç’heqin të zinjtë botues kur organizohen panairet e librit, ai i nëntorit në Tiranë dhe i qershorit në Prishtinë. Libri tanimë është “mall kontrabandë” si në kohën e xhonturqve, kur librat shqip që vinin nga shoqëria e Bukureshtit, shqiptarët e shkretë i transportonin brenda samarëve të mushkave.

Lexo edhe :  Demokraci e vdekur

I vetmi përparim në këtë pikë është se mjetet procesohen në një pikë të vetme të përbashkët. Pra jo në dy, dhe në atë të Shqipërisë dhe në atë të Kosovës. Thjesht në një. Por tarifa është po ajo.

Me të drejtë në fakt. Vëllezër shqiptarë, por secili në shtëpi të vet.

Megjithëse kemi më shumë se 20 vjet që rrekemi të heqim kufirin mes shqiptarëve, ai është përsëri aty. Dhe mekanizmi lehtësues në fakt ka të bëjë më shumë me shtimin e sporteleve, se trau nuk lëviz vendit edhe po ta bësh dhëmbin sa trau vetë.

Teknikisht thuhet se “Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të rëndësishëm tregtar për njëra-tjetrën”. Kjo nuk do as mend as kalem. Në një studim shkruhet: “Shqipëria zë vendin e parë në Kosovë sa i përket eksporteve dhe vendin e pestë sa i përket importeve. Shqipëria është e rëndësishme për Kosovën në aspektin tregtar edhe për arsye se më shumë se një e treta e produkteve të tregtuara në Kosovë kalojnë tranzit përmes saj”.

Thënë me fjalë të tjera, Shqipëria dhe Kosova janë si vëllezërit siamezë; “kur sëmuret njëri, teshtin tjetri”. Ndaj duke e ditur rëndësinë e kësaj pune janë marrë dhe masa të tjera. Hapet trau i doganës, por të pret trau i autostradës. Dhe pagesat vazhdojnë.

Ç’është e vërteta, deri tani, ne, të pjesës së poshtë kufirit, e kemi parë Kosovën si një bankomat, me të cilën mund të rregullojmë fare mirë buxhetin. E për të thënë të vërtetën, po të vërtetën fare: kosovarët janë më të kapur se ne shqiptarët. Nuk është puna për të zënë ca vrima, por për të shtruar dyshemenë.

Patriotizmi fals shtrihet dukshëm nga veriu i vijës bregdetare deri në ekstremin e jugut. Dhe në emër të ngritjes së çmimeve gjatë sezonit të verës, shqiptarët e bregdetit, plot bujari, u kanë hapur portën “toponimeve”, ku emrat e qebaptoreve me kërnacka Korçe mbajnë siglën “Suxhuk Gjakove”. Edhe kjo ka të bëjë me unifikimin mes shqiptarësh. Helbete, vëllezërit do na mbajnë. Po s’bëmë për njëri-tjetrin…

Por nuk duhet harruar dogana vëlla, dhe pse duhet të vonohesh ca. Duhen shlyer detyrimet.

Ndërsa takimet ndërqeveritare nuk kanë arritur ta menaxhojnë këtë klimë marrëdhëniesh për një tregti pa kufij mes shqiptarësh. Këtu nuk ka nevojë për qeveri e ministra, por për një grup ekspertësh nga të dyja anët, për të gjetur hapësirat e duhura që tregtia të lëvizë lirshëm këtej dhe andej Morinës.

Pompoziteti i mbledhjeve, i nënshkrimit të një sërë marrëveshjeve, i fotografive familjare me simbolin e shqiponjës në gjoks, nuk e zbusin dot ngërçin e marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike, që në terminologjinë e kohës ka kuptimin e tregtisë së lirë. Prandaj me të drejtë mund të themi se shtetarët e të dyja anëve, politikanë në lojë, janë veç “politikanë imazhi”.

Dhe tregtinë e lirë sot e bëjnë shtetet evropiane, të cilat nuk kanë asnjë lidhje etnike, gjuhësore e kulturore me njëra-tjetrën, por ja që nuk e bënkemi dot ne si shqiptarë që flasim të njëjtën gjuhë.

Dhe pastaj vijmë tek takimet protokollare të drejtuesve të shtetit. Ato i qajmë. Me banda frymore, tapet të kuq e trokitje gotash kristali.

Të fundit

Ndiheni të përgjumur gjatë gjithë kohës, ja arsyet përse ndodh

Përgjumja e vazhdueshme është një problem që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme, duke ulur energjinë dhe...

PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste

Të paktën në retorikën publike, socialistët nuk duken aspak të sfiduar nga kundërshtarët e tyre politikë,  duke pranuar tashmë që përballë, nuk do të...

Takimi i PL-së në Skrapar/ Meta nga burgu: Do t’i japim zgjidhje të gjitha problemeve

Ilir Meta edhe pse pas hekurave ka postuar një mesazh falenderues pas takimit të përfaqësuesve të partisë së Lirisë me strukturat drejtuese në Skrapar. Kreu...

Dënimi me arrest shkaktoi divorcin? Habit këngëtarja: Mora dy djemtë….

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në emisionin S’e Luan Topi ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la...

Çmimi për prodhuesit e energjisë/ Caktohet vlera për vitin 2025

Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka...

Lajme të tjera

Web TV