“Post tejet i rëndësishëm”/ Çuçi flet si ministër i Brendshëm: Ky institucion është më i gjerë se sa Policia e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, jep një mesazh mbi detyrën e re që sapo i është besuar.

Teksa falënderon kryeministrin Edi Rama që i besoi këtë detyrë, ministri Çuçi thekson se posti i ministrit të Brendshëm është një funksion shumë i lartë publik dhe tejet i rëndësishëm në një kabinet qeveritar.

Mes të tjerash, ministri thekson se do të mbështesë “pa asnjë mëdyshje të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, kësaj organizate solide, që prej krijimit të shtetit shqiptar ka mbajtur një barrë shumë të madhe”.

Mesazhi i plotë:

“Posti i Ministrit të Brendshëm është një funksion shumë i lartë publik dhe tejet i rëndësishëm në një kabinet qeveritar. Jo për konformitet tradite dhe jashtë çdo formalizmi, si fillim falënderoj Kryeministrin, që ma besoi mua këtë detyrë, mes shumë drejtuesve të tjerë nga radhët e Partisë Socialiste. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm për peshën e madhe që ka Ministria e Brendshme në garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe në përballjen e përditshme me paligjshmërinë. Por ky institucion është më i gjerë se sa Policia e Shtetit, që natyrisht ka rol të pazëvendësueshëm brenda këtij dikasteri. Të mos harrojmë gjithashtu se prej Ministrisë së Brendshme varen shumë shërbime të tjera të domosdoshme për qytetarët. Në përfundim të mandatit tim do doja që publiku të thoshte, që i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm, jo Ministrit të Policisë apo Rendit.

Dua të falënderoj pararadhësin në krye të kësaj Ministrie, për punën e bërë në adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë, rendin publik, pushtetin vendor, emigracionin dhe shumë e shumë çështje të tjera që mbulon Ministria e Brendshme. Inkurajoj në mënyrë të veçantë dhe mbështes pa asnjë mëdyshje të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, kësaj organizate solide, që prej krijimit të shtetit shqiptar ka mbajtur një barrë shumë të madhe. Policia e Shtetit ka mbështetjen time absolute dhe besimin e palëkundur të çdo shqiptari. Ju ftoj të përmbushni detyrat tuaja me profesionalizëm, konform ligjit dhe me përgjegjësi të lartë qytetare. Faleminderit!”, shkruan Çuçi.

Lexo edhe :  Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

https://www.facebook.com/bledarcuci/posts/2233432856786794

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Vit pas viti

Nga Artan Shkreli … Polonia gjate luftës humbi gati 40% të trashëgimisë arkitekturore dhe vetem Varshava u shkatërrua mbi 85%. Krenaria e polakëve për trashëgiminë e tyre...

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila...

Lajme të tjera

Web TV