Studimi/ Nënat me Covid lindin foshnja me antitrupa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Foshnjat e lindura nga nëna të sëmurë me koronavirus, lindin me antitrupa. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer në Singapor.

Të pesë foshnjat e lindura nga gratë me Covid-19 që morën pjesë në studim lindën me antitrupa kundër virusit, megjithëse studiuesit shtuan se nuk është ende e qartë se çfarë niveli mbrojtjeje mund të ofrojë kjo.

Gjetjet e këtij studimi, ku morën pjesë 16 gra, u publikuan të premten ndërsa shumica prej tyre e kishte kaluar sëmundjen në formë të butë.

Komplikacionet më të rënda ndodhën tek gratë më të mëdha në moshë që kishin edhe një indeks të lartë të masës trupore, një trend që pasqyrohet në popullatën e përgjithshme.

Numri i antitrupave në foshnje ndryshonte dhe ishte më i lartë në mesin e atyre nënave të cilat ishin infektuar më afër kohës së lindjes, thanë studiuesit.

Megjithatë, kërkohet monitorim i mëtejshëm për të parë nëse antitrupat do të bien kur foshnjat të nisin të rriten, shtuan ata./Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e...

Zjarri në Durrës, prefekti rrëfen si është situata: Lufta me flakët po vijon

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljano Jani, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me zjarrin që përfshiu pasditen e kësaj të diele...

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

Lajme të tjera

Web TV