Zyrat e aplikimit për dokumente biometrie të hapura edhe të shtunën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj njoftoi se punonjësit në të gjitha zyrat e aplikimit janë në punë edhe ditën e shtunë, për t’u mundësuar qytetarëve aplikimin në kohë për dokumentet ID kartë dhe pasaportë.

Duke përfituar nga rasti, edhe pse është ditë e shtunë, shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki, njësi administrative, gjithkund ku ka zyra aplikimi për pasaporta dhe ID kartë e kanë një ditë normale pune. Duke i ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar apo iu skadon në ditën në vijim pasaportat dhe ID kartat, të vijnë e të aplikojnë për dokumentet biometrike“, Doracaj

Doracaj u bëri thirrje qytetarëve që iu kanë skaduar dokumentet të aplikojnë për marrjen e shërbimit në kohë, pasi numri vazhdon të jetë i lartë, i atyre që nuk kanë aplikuar. Ai tha se Aplikimi bëhet online dhe se qytetarët duhet të paraqiten vetëm pak minuta para zyrave të gjendjes civile për të përfunduar aplikimin.

Është një numër ende, edhe pse ka patur një përgjigje pozitive deri më tani nga shtetasit shqiptarë, ka një numër relativisht të lartë, i cili duhet të marrë zgjidhje dhe qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to. Edhe njëherë ju lutem brenda afatit, të mos t’i lëmë për ditën e fundit.

Çdo shërbim është i lidhur me dokumentin biometrik, çdo udhëtim është i lidhur me pasaportën biometrike. Të vijnë pranë zyrave të gjendjes civile, duhen vetëm pak minuta procedurë aplikim dhe brenda pak ditësh jeni të pajisur me dokumentat e nevojshëm“, tha Doracaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës...

Lajme të tjera

Web TV