Mbi 75 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që në shfaqjen e tij, koronavirusi ka prekur deri tani mbi 75 milionë vetë në shkallë globale dhe ka shkaktuar më shumë se 1 milion e 677 mijë të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë për nga numri i të infektuarve dhe viktimave, me afro 17.5 milionë të diagnostikuar me koronavirus dhe mbi 313 mijë të vdekur, pasuar nga India dhe Brazili.

Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për një periudhë të rëndë që do të vazhdojë edhe në tre mujorin e vitit të ardhshëm, autoritetet kanë reaguar duke forcuar masat e izolimit.

Dje në kryeqytetin e vendit, Uashington, kryetarja e bashkisë njoftoi pezullimin e aktiviteteve publike deri më 15 janar dhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 mars 2021. Masa to forta izolimi janë në zbatim edhe në Kaliforni, Karolinën e Veriut dhe në Ohajo ku janë në zbatim urdhëra për kufizimin e lëvizjes, ndërsa në një numër shtetesh të tjera është kufizuar aktiviteti i biznesit, sidomos puna e restoranteve dhe lokaleve të tjera të shërbimit ushqimor dhe argëtimit.

Masa merren ndërkohë që shumë komunitete kanë regjistruar rritje të shtrimeve në spital deri në një masë kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në disa zona të Amerikës së Veriut pandemia nuk e kapërceu asnjëherë fazën e parë kritike. Sipas zyrtarit të kësaj organizate për programin e emergjencave, Michael Ryan, në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë virusi u vu disi nën kontroll për pak kohë, por infeksionet u shtuan përsëri më vonë.

Në ditët në vazhdim, ndërsa në një pjesë të madhe të botës fillojnë përgatitjet për festat e fundvitit, autoritetet po bëjnë thirrje për shmangien e grumbullimeve familjare që mund të shtojnë rrezikun e infektimit./voa

Të fundit

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Lajme të tjera

Web TV