Pse në BE aprovimi i vaksinës zgjat më tepër?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratimi i vaksinës nga EMA zgjat më shumë, por është më i rreptë dhe nuk i liron prodhuesit nga përgjegjësia.

Në Britaninë e Madhe dhe SHBA kanë nisur tashmë vaksinimet me BNT162b2, ky është emri zyrtar i vaksinës së koronës të BioNTech dhe Pfizer, pasi të dy vendet e miratuan atë sipas rregullave autorizimit për përdorim në raste emergjente.

Ky vendim ndezi një debat se pse Bashkimit Evropian po i duhet kaq shumë kohë për ta miratuar vaksinën.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) vendosi ndërkohë t’i miratojë më parë vaksinat – për kandidatin e vaksinës të BioNTech-Pfizer nga 29 më 21 dhjetor dhe për vaksinën e prodhuesi amerikan Moderna nga 12 në 6 Janar.

Qëllim i njëjtë, rrugë të ndryshme

Bashkimi Evropian nuk dëshiron një autorizim emergjent për vaksinat, por një “autorizim të kushtëzuar” sipas një “procedure të përshpejtuar”. Pas këtyre termave teknikë qëndron një filozofi e ndryshme.

Një “autorizim i kushtëzuar” sipas një “procedure të përshpejtuar” zgjat më shumë, por është më i kujdesshëm, sepse si para dhe pas autorizimit kontrollohen më shumë të dhëna, sepse procesi i prodhimit monitorohet, sepse autorizimi për përdorim është më i gjatë dhe gjithashtu sepse prodhuesit nuk përjashtohen nga përgjegjësia për efektet anësore të vaksinës që prodhojnë.

Por edhe procedura e përshpejtuar zgjat. Dhe megjithë nevojën urgjente zyrtarët e BE-së nuk morën rrugën e shkurtër. Si me çdo vaksinë tjetër edhe në rastin e vaksinës kundër Covid BE respekton përfundimin e të tri fazave të provës klinike dhe vlerësimin e të gjitha të dhënave.

Disavantazhet e një aprovimi urgjent

SHBA, Britania e Madhe dhe një numër vendesh të tjera zgjodhën një qasje tjetër. Autoritetet e tyre shëndetësore e miratuan vaksinën e BioNTech Pfizer për përdorim në raste emergjente. Kjo do të thotë që mjekët mund ta përdorin vaksinën para se të vlerësohen plotësisht të dhënat për sigurinë dhe efektet anësore. Kjo kursen kohë, por gjithashtu përmban dhe rreziqe.

Lexo edhe :  USAGM ndërpret disa transmetime satelitore të radios 'Evropa e Lirë', REL, në gjuhën ruse

Autorizimi i kushtëzuar nga Agjencia Evropiane e Barnave do të thotë nga njëra anë një kontroll më të përimtë, por edhe që BioNTech-Pfizer mbajnë përgjegjësi për efektet anësore të vaksinës të tyre. Në rastin e autorizimit për përdorim në raste emergjente për dëmet e shkaktuara prej efekteve anësore përgjegjësinë e mban shteti, por dëmshpërblimet janë më të ulëta se në rastet e tjera.

Autoritetet e BE-së e refuzuar këtë rrugë dhe zgjodhën rrugën disi më komplekse të autorizimit të kushtëzuar për tregun e BE-së, të cilën ata e konsideruan më të sigurt. Sidoqoftë të gëzon fakti që edhe “miratimi i përshpejtuar” nuk zgjati shumë më tepër se aprovimi për përdorim në raste emergjente./dw

Të fundit

Pa viza drejt Shqipërisë deri në fund të vitit, ja cilat janë 5 shtetet që përfitojnë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, u parashtruan listat e shteteve nga të cilat nuk ka nevojë për...

Liderët e BE, në Tiranë/ Çupi: Tirana, qendra më e rëndësishme politike e Europës

Analisti Frrok Çupi thotë se ardhja e liderëve të BE në Tiranë, më 16 maj, pas zgjedhjeve, tregon se kryeqyteti shqiptar është kthyer në...

Situata në burgje/ Berisha: S’ka 28 vjeçarë që vdesin për shkaqe natyrale

Kreu i PD-së Sali Berisha prezantoi sot planin e koalicionit që drejton “Shqipëria Madhështore” lidhur me rendin dhe sigurinë. Berisha gjatë fjalës së tij...

Nga Brukseli, Balla thirrje për 11 majin: Votë për anëtarësimin!

Nga Brukseli, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka publikuar një videomesazh ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve mbi ndikimin e...

Parashikim paraprak i pragut arithmetik për mandat në çdo qark

Nga Eduard Zaloshnja Në sistemin aktual zgjedhor nuk ekziston një prag ligjor për marrjen e një mandati në secilin qark. Në bazë të formulës D’Hont,...

Lajme të tjera

Web TV