Rama i jep personalisht pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa: Skënderbeu më tha në ëndërr se do vije këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa, e cila është me origjinë shqiptare por e lindur dhe rritur në Itali.

Së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea kanë vizituar kalanë e Krujës, kur befas është shfaqur kryeministri Rama.

“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndër më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama, ndërsa më pas nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha).

“Tashëm jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, shtoi Rama, ndërsa këngëtarja e madhe dukej shumë e lumtur që tashmë ishte shqiptare edhe me dokumenta.

Të fundit

Gati të plasë “bomba” nga SHBA dhe SPAK në politikë/ Ngjela nxjerr të pathënat

Po afrohet një furtunë e madhe në politikën shqiptare. Pas më shumë se tri dekadash korrupsion galopant dhe zhvatje...

Rritet numri i viktimave nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali, merren masa emergjente

Italia po përballet me një përhapje në rritje të virusit të Nilit Perëndimor, me nëntë viktima të konfirmuara deri më tani, pesë prej të...

Parkoi gabim dhe bllokoi zjarrfikësen, gjobë dhe procedim penal për 22-vjeçarin

Parkimi i gabuar në rrugët e Himarës i ka kushtuar shtrenjtë një 22-vjeçari nga Tirana, i cili është proceduar penalisht. I riu me mjetin e...

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë Tiranë! Ja kur pritet të caktohen emrat e rinj

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj. Nënkryetarët e dorëhequr janë...

Reagon ashpër ish-ministri i drejtësisë: Problemet që Kodi i ri penal nuk i zgjidh

Ai ka ngritur sërish shqetësimin, sepse jo vetëm që nuk zgjidh disa probleme në Shqipëri, por i përkeqëson ato. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka...

Lajme të tjera

Web TV