Evropa pritet të miratoi sot vaksinën anti-Covid, Pfizer-BioNTech

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullatori i Bashkimit Evropian për sa i përket ilaçeve pritet të vendosë sot nëse do të autorizojë vaksinën e coronavirusit, Pfizer-BioNTech.

Sipas medieve të huaja, Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin.

Kërkesa për veprim u rrit ndërsa Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan këtë vaksinë dhe kanë filluar tashmë me vaksinimet.

Rregullatori tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës për të përshpejtuar gjërat, por duhej të sigurohej që vaksina Pfizer-BioNTech ishte e sigurt dhe efektive, në mënyrë që të shmangte çdo dyshim që mund të ndikonte gjatë marrjes.

Kreu i komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka synuar fillimin e vaksinimeve në periudhën 27-29 Dhjetor, pothuajse menjëherë pas Krishtlindjeve.

Shumë shtetet të Evropës kanë lajmëruar se vaksinimi i qytetarëve do të nis menjëherë pas miratimit të tij nga EMA, si Italia, Gjermani, Greqia, Franca dhe Austria./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh,...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Lajme të tjera

Web TV