Frikë nga varianti i ri të virusit, disa shtete të BE-së ndalojnë fluturimet me Britaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndërprerë fluturimet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe të tjera shtete po e shqyrtojnë një mundësi të tillë, nga frika se një variant i ri i koronavirusit, i shfaqur në Angli, mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të kontinentit evropian.

Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika, Austria, Suedia, Italia dhe Bullgaria kanë njoftuar për kufizime në udhëtimet me Mbretëriën e Bashkuar, raporton AP.

Franca do të ndalojë të gjitha udhëtimet nga Britania për 48 orë nga mesnata e së dielës.

Gjermania do të ndalojë pothuajse të gjitha fluturimet nga Britania nga mesnata, sipas një urdhri nga Ministria e Transportit. Me disa përjashtime, të tilla si për aeroplanët e transportit të mallrave, avionët që vijnë nga Britania nuk do të lejohen të aterojnë.

Holanda ka ndaluar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, për të paktën deri në fund të këtij viti, ndërkaq, Belgjika ka urdhëruar një ndalesë 24 orëshe që nis mesnatën e së dielës, për fluturimet nga Britania. Austria dhe Italia thanë se po ashtu do të ndalojnë fluturimet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, por nuk njoftuan se kur do të hyjë në fuqi kjo ndalesë.

Edhe Suedia do të vendosë kufizime të udhëtimit për pasagjerët nga Britania.

Bullgaria do të mbyllë kufijtë e saj ajrorë, detarë dhe tokësorë për udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar nga mesnata deri në 31 janar, për të parandaluar importimin e llojit të ri të koronavirusit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë.

Republika Çeke ka thënë se do të vendosë masa më të ashpra të karantinimit për qytetarët që arrijnë nga Britania.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë së Turqisë njoftoi se për shkak të mutacionit të koronavirusit, ky vend ka ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe, Danimarka dhe Holanda.

Britania e Madhe të shtunën, më 19 dhjetor, vendosi masa më të ashpra kundër koronavirusit, në prag të Festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Kryeministri britanik, Boris Johson tha se varianti i ri i virusit është 70 për qind më i transmetueshëm sesa virusi aktual dhe se masat e ndërmarra kanë për qëllim që të parandalojnë përhapjen e mëtejme të tij. Ky lloj i ri i virusit është përhapur në Londër dhe në pjesën jugore të Anglisë.

Lexo edhe :  "E gjeta me 12"/ Armand Duka: Ja sa punonjës ka sot në FSHF

Johnson megjithatë shtoi se “nuk ka të dhëna që sugjerojnë se varianti i ri është më i rrezikshëm apo shkakton sëmundje më të rëndë”, apo edhe se vaksinat e prodhuara kundër koronavirusit do të jenë më pak efektive ndaj këtij varianti të ri të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha se është në kontakt me zyrtarët në Mbretëri të Bashkuar “lidhur me variantin e ri të virusit” dhe premtoi se do të njoftojë me kohë qeveritë dhe publikun sapo të ketë informata më të hollësishme.

Lloji i ri i virusit u identifikua në juglindje të Anglisë në muajin shtator dhe që atëherë ka qarkulluar në atë zonë, ka thënë për BBC-në një zyrtare e lartë e OBSH-së.

“Ajo që e kuptojmë është se ky lloj i ri ka transmetim më të lartë, në kuptimin e aftësisë që të përhapet”, tha Maria Van Kerhove, udhëheqëse teknike e OBSH-së lidhur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Sipas OBSH-së, janë duke u kryer studimet për të kuptuar se sa shpejt përhapet ky variant i ri i virusit dhe si sillet ai. Van Kerhove tha se ky lloj i ri i virusit është identifikuar edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi.

Të fundit

Tirana një nga qytetet më të shtrenjta për investitorët e huaj

Raporti “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” nga FDI Intelligence, analizon tendencat e Investimeve të Huaja Direkte...

Lista e PD drejt finalizimit/ A do të ketë surpriza në emrat e kandidatëve?

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në kampin demokrat, priten me...

Parashqevi Simaku nis përgatitjet, ka plane për rikthim në Shqipëri (Video)

Parashqevi Simaku është gati për rikthimin në skenë. Pasi u rikuperua për 4 javë në spital, artistja është duke u përgatitur për t’iu rikthyer...

Rritja e çmimit të pronave nuk ndalet: Po blihen nga individë me rekorde kriminale

Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut të pasurive të...

Lista e deputetëve në fokus, Rama bën seleksionimin e kandidatëve të PS

Për afro 4 orë kryeministri Edi Rama kaloi në sitë të gjithë emrat e propozuar nga drejtuesit politikë të qarqeve që priten të garojnë...

Lajme të tjera

Web TV