Ja çfarë ndodh me organizmin po të hani oriz çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orizi është ndër ushqimet bazë të njeriut. Studimet e reja thonë se ngrënia çdo ditë e orizit i ndihmon njerëzit të kujdesen më shumë për peshën e tyre. Sipas studimeve, orizi shërben si një udhërrëfyes për ushqyerjen e shëndetshme dhe mirëmbajtjen e peshës. Njerëzit që hanë oriz rregullisht ose edhe çdo ditë, e kanë më të lehtë të konsumojnë më shumë fruta, perime, legume dhe drithëra.

Për më tepër, orizi, i zi ose i bardhë, nxit ndjesinë e ngopjes dhe rrjedhimisht nxit njerëzit të hanë më pak. Të dy llojet e orizit janë të pasuruar me një larmi vitaminash dhe mineralesh të cilat i japin organizmit, ushqyesit e domosdoshëm. Sipas ekspertëve, ngrënia e orizit çdo ditë është efikase për shëndetin dhe mirëqenien.

Cili Është Orizi Më i Shëndetshëm Që Duhet të Zgjidhni

Orizi i bardhë gatuhet më shpejt. Megjithatë, përpunimi i kokrrave të tij heq pjesën më të madhe të fibrës. Një racion me oriz kaf ka 3 gramë e gjysëm fibër ndërsa ai i bardhë ka më pak se një gramë fibër. Çdo njeri ka nevojë për 28-35 gramë fibër në ditë.

Vlerat Shëndetësore

Fibra e orizit kaf është shumë e mirë për sistemin tretës. Studimet kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me fibër është i dobishëm në menaxhimin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Sipas të dhënave orizi kaf përmban magnez, mangan dhe zink, të cilat nuk gjenden tek orizi i bardhë.

Megjithatë, ky i fundit shpesh pasurohet me disa minerale siç është hekuri dhe vitaminat B. Orizi kaf është shpesh më i rekomandueshëm, ose së paku sigurohuni që ai i bardhë të jetë i pasuruar me hekur dhe vitamina.

Gatimi Dhe Servirja

Lexo edhe :  Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm? Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet

Disa njerëz preferojnë shijen, paraqitjen dhe përmbajtjen e orizit kaf. Ky i fundit ka një aromë të fortë dhe është i fortë në përtypje. Orizi kaf mund të përzihet me shumë drithëra të tjerë për të ofruar një përtypje më të butë. Ai gjithashtu kërkon shumë kohë për t’u gatuar ndërsa ai i bardhë përgatitet në pak minuta. Të dy llojet mund të kombinohen në shumë receta të ndryshme sallatash, perimesh, kërpudhash e të tjerë.

Disa Kuriozitete mbi Orizin

Në Indi, orizi ka domethënien e begatisë dhe është drithi i preferuar i Perëndisë së Pasurisë, Lakshmi. Orizi më aromatik në botë është ai Basmati që kultivohet në Himalaje. Azia konsumon dhe prodhon 90% të orizit në botë.

 

Në Indi, ai është ushqimi i parë që një grua i ofron bashkëshortit pas martese, por edhe ushqimi i parë që i jepet një fëmije pas qumështit, për t’i sjellë fat dhe begati. Edhe të vegjëlit fëmijë shqiptarë, ushqimin e parë e marrin me bazë orizi. Në të gjithë botën, kjo kokërr përdoret për t’u hedhur mbi nusen dhe dhëndrrin që ata të jenë të begatë.

Burimi: AgroWeb.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV