Kufizimet për Covid, Komiteti Teknik i Ekspertëve bën rishikimin për festat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet nesër dhe të dalë në publik me njoftime të përditësuara mbi nivelin e kufizimeve që kanë nisur më 9 mars 2020 dhe janë përshkallëzuar në kontraste të ndryshme por kurrë nuk janë hequr totalisht.

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi u shpreh në Euronews Albania se do të ketë ndryshim të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit.

Duke parë indikatorët besoj se do të kemi ndryshime. Megjithatë është për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës”, u shpreh mjeku.

Z. Koraqi sqaroi se ende nuk mund të themi me saktësi se në Shqipëri po bie kurba e numrin të personave të infektuar. Ai theksoi se duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo.

Ka disa ditë që duket sikur ka rënë numri i të infektuarve, në fakt kjo duhet të zgjasë dhe duhet shikuar edhe javës tjetër nëse është reale, apo është rastësi që numri i të infektuarve ka rënë. Ndoshta vjen si pasojë e afrimit të festave.

Duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo. Pashë dje që numri i të shtruarve në spitale kishte rënë me rreth 20%. Nëse kjo është e qëndrueshme, kemi realisht një numër më të vogël të të infektuarve, kjo duhet parë në javët në vazhdim”, tha ai.

Në lidhje me mutacionin që ka pësuar virusi, studim ky i Britanisë së Madhe, mjeku tha se tashmë virusi është bërë më i transmetueshëm.

Akoma nuk është se ka një studim të mirëfilltë mbi këtë mutacion dhe se çfarë ka shkaktuar tek virusi. Thuhet se virusi është bërë më i transmetueshëm, por nuk ka ndryshuar formën e tij klinike. Ajo që është më e rëndësishme është nëse virusi ka ndryshuar strukturën e tij antigjenike, nëse vaksinat që janë prodhuar janë të vlefshme”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV