Situata me Covid/ Komiteti i ekspertëve shtrëngon masat: Vendi ‘mbyllet’ në 20:30

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat ka bërë me dije se duke filluar nga data 24 dhjetor orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 20:30.

Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve në përfundim të javës së 51 të epidemisë nga vlerësimi i kryer gjatë javëve të fundit ekziston një 359 raste për 100 mijë banorë. Situata ka paraqitur qëndrueshmëri.

Përqindja e shtretërve të zënë është 25.3 % ekspertët vlerësojnë se situata paraqet qëndrueshmëri duke treguar dhe impaktin e masave të marra por kjo situatë ka ende nevojë për vlerësim dinamik. Pasi zbatimi i masave mbetet i rëndësishëm për përhapjen e virusit. Jemi dhe do të vijojmë që të jemi në gatishmëri të plotë.

Nga sot siç të gjithë jeni të informuar ka nisur testimi i shpejtë që është shtrirë në 6 pika në Tiranë dhe në disa qytetet të tjera dhe në spitalet rajonale, ku përveç testimit klasik ka nisur dhe ai i antigenit.

Duke qenë se jemi në një periudhë festash duke pas parasysh rrezikshmërinë kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga data 24 dhjetor do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja deri në orën 22:00 rikthehet me 5 janar.

Kufizim i aktivitetit të restoranteve, Fast Food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar nga data 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithashtu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme”, ka thënë ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi...

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Mirënjohje për të gjithë efektivët

Përmes një postimi në Facebook këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e angazhuar në...

Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë nga Virxhinia në Angli

Në vitin 1586, eksploruesi dhe oborrtari anglez Sir Walter Raleigh solli në Angli duhanin e parë nga kolonitë e Virxhinias, duke shënuar fillimin e...

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Kur Juliet Schor publikoi librin e saj “The Overworked American” në vitin 1992, debati për reduktimin e orarit të punës mori vëmendje kombëtare në...

Ferri mbi tokë!/ I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Nga Greqia në Spanjë dhe nga Franca jugore në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Çdo pikë...

Lajme të tjera

Web TV