Një person me dëmtime të rënda në kokë është dërguar në spitalin e Himarës. Ai është gjetur në rrugë nga disa persona të cilët e kanë dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Vishës, ndërsa mësohet se i plagosuri ka dëmtime në kokë, fraktura dhe prerje në fyt.
Personi i dërguar në spital është në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk është identifikuar.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al