Alkooli lufton virusin!? Mos u mashtroni nga lajmet e rreme për Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është i mundur infektimi me virusin korona përmes kartolinave apo dhuratave të Krishtlindjes? Nevoja për lajme dhe të reja për Covid-19 është tepër e madhe, prandaj nuk është habi, që mjaft thashetheme dhe pretendime të rreme përhapen me sa duket më shpejt, sesa vetë virusi Sars-Cov-2.

Si burim për lajme të tilla shërbejn ndonjë studim i vogël, madje ndoshta i papërfunduar, e herë të tjera citime të shkëputura nga konteksti ose prej ndonjë individi që do të bëjë shaka, të krijojë pasiguri ose të mashtrojë.

Korona dhe dhuratat e festave të fundvitit

Një nga këto pretendime, është se dhuratat e festave të fundvitit transmetojnë virusin korona. “Pretendimi se virusi korona mund të transmetohet përmes kartolinave ose letrës me të cilat mbështillen dhuratat e Krishtlindjeve, është kryekëput jo real”, thotë Andreas Podbielski, Drejtor i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore, Virologji dhe Higjienë në Universitetin e Rostokut.

Viruset nuk mund të shumohen mbi sipërfaqe të tilla. “Kjo funksionon vetëm kur viruset depërtojnë në qeliza,” shpjegon ai. Përveç kësaj, viruset vdesin shpejt mbi sipërfaqe kartoni ose letre, pra brenda disa minutash deri benda disa orësh, shpjegon Podbielski.

“Që të përhapet virusi në një rast të tillë, duhet që dikush të kollitet mbi kartolinë, t’ia japë atë direkt dikujt në dorë dhe tjetri të fusë menjëherë sa ta prekë kartolinën, gishtin në gojë,” vazhdon ai.

Ndryshe është puna me viruset e hepatitit A, të cilët mund të mbijetojnë për disa ditë, në mos javë, në sipërfaqe letre apo kartoni.

Edhe Enti Shëndetësor i BE-së, ECDC, konfirmon se “në praktikë nuk ka asnjë provë të transmetimit të Covid-19 përmes paketave të kontaminuara”.

Lexo edhe :  Kokalari: Disa pyetje që kërkojnë përgjigjie, për flokët e Ervin Salianjit

Sipas disa eksperimenteve, virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe kartoni deri në 24 orë, por kjo vetëm në kushte laboratorike. Sidoqoftë, rekomandimi është se nëse jeni shpesh në kontakt me shumë sipërfaqe kartoni dhe paketimi duhet t’i lani duart shpesh.

Konsumi i alkoolit të mbron nga korona

Po aq i gabuar është edhe pretendimi se, kush pi alkool çdo ditë, mbron veten nga infektimi me virusin korona.

Ky pretendim që qarkulloi në mediat sociale bazohej në një raport të falsifikuar të Institutit “Robert Koch” në Gjermani.

Sipas tij, 100 gramë alkool në ditë – që do të thotë rreth pesë birra – ndikojnë gjoja për një dezinfektim të mjaftueshëm të gojës dhe fytit.

Kjo është marrëzi. Konsumi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit, nuk mbron nga Covid-19, por shton rrezikun për probleme shëndetësore. Studimet shkencore tregojnë se konsumi kronik i alkoolit dobëson sistemin imunitar./DW/

Të fundit

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth,...

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Lajme të tjera

Web TV