Dyfishohet numri i gazetarëve të vrarë si shenjë hakmarrjeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i gazetarëve të vrarë për shkak të punës së tyre është dyfishuar këtë vit, duke rezultuar me rritje të vrasjeve të lidhura me punën, është thënë në raportin e Komitetit për Mbrojtje të Gazetarëve.

Në nivel global, të paktën 30 gazetarë janë vrarë në detyrë më 2020, duke përfshirë 21 vrasje në shenjë hakmarrjeje, për dallim nga 10 sa kanë qenë vitin e kaluar.

Numri i vdekjeve në konflikte ka shënuar rënie.

Shtetet me shifra të larta të gazetarëve të vrarë janë Meksika dhe Afganistani.

Ka një kohë të gjatë që Meksika është shteti më i rrezikshëm për gazetarë në hemisferën perëndimore.

Këtë vit, të paktën katër gazrtarë janë vrarë atje, duke përfshirë vrasjet si shenjë e hakmarrjes.

Në nivel botëror, grupet kriminale është thënë se dyshohen më së shumti për vrasje të gazetarëve.

Megjithatë rast të veçantë përbën ekzekutimi i gazetarit iranian Roohallah Zam nga zyrtarët qeveritarë, pas ndëshkimit me dënim me vdekje rreth raportimit që ka bërë për protestat kundër qeverisë më 2017./rel

Të fundit

Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën,...

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis të Gazës, ku...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Lajme të tjera

Web TV