Dy variantet e reja të Covid-19, të zbuluar në Angli dhe në Afrikë, kanë sjellë jo pak shqetësim, mes frikës se transmetohet më shumë.
I pyetur nëse kanë mbërritur në Shqipëri variantet e reja dhe nëse ne mund t’i zbulojmë, Brataj tha se nuk kemi laboratorë të tillë, por shtoi se kemi vende reference ku çojmë mostrën.
Shtami i ri, ky i Anglisë nuk ka prova që shkakton sëmundshëmri më të madhe. Katër muaj do kishte dhënë rezultatet po të kishte ndryshime te virulenca. Format e sëmundjes janë më të lehta, format klinike janë më të lehta. Ndryshimet e virusit duhen ruajtur patjetër. Duhen marrë masa parandaluese që mos shtohet infeksioni. Ne nuk e zbulojmë dot në Shqipëri, ka pika referimi, ne kemi Londrën. Për sëmundjet e veçanta ne kemi laboratorët referentë, çojmë mostrën”, tha Brataj.
Pa.Va/Fjala.al