Brdariç: Fituam, por nuk jam i kënaqur me sulmin, kundërshtari më i vështirë ka qenë Laçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e tij mori një fitore të vështirë ndaj Apolonisë të mërkurën, duke triumfuar minimalisht në Fier. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, është shprehur se nuk është i lumtur me sulmin, teksa tregon se kundërshtari më i vështirë në Superiore ka qenë Laçi. Në fillim, ai është pyetur në ishte ky reagimi që priste trajneri nga skuadra?

“Bëmë dy ndeshje të mira në pak ditë, – ka deklaruar gjermani i stolit shkodran. – Nuk është e lehtë të luash për 3 ditë. Kemi pasur probleme me fushën. Jam i pakënaqur me sulmin, pasi mund të kishim shënuar golin e dytë dhe të tretë që të ishim më të qetë. Do mundohemi ta rregullojmë këtë pjesë.” Trajneri pohon se një rezultat minimal nuk është kurrë një garanci. “Apolonia nuk na vendosi shumë në vështirësi, – vijoi ai analizën e tij. – Megjithatë rezultati 1-0 është i rrezikshëm.”

“Kur nuk shënon u jep besim atyre, pasi është e hapur ndeshja, – ka vijuar ish-futbollisti i njohur. – Nuk dua të flas për emra të veçantë.” Trajneri i Vllaznisë është pyetur në vijim edhe për Ismail Dungën? “Ne jemi optimistë për rikthimin e Dungës, – ka theksuar ai. – Është një lojtar shumë i mirë dhe i rëndësishëm. Është një mungesë e madhe për ne. Nuk e kemi një datë se kur mund të rikthehet.”

Në fund, trajneri i Vllaznisë është pyetur edhe për rivalët teksa është mbyllur faza e parë dhe ka nisur e dyta. “Çdo ndeshje është e vështirë, – ka thënë Tomas Brdariç. – Mendoj se me Laçin ishte një ndeshje e vështirë javën e kaluar. Pritej që ata të kishin shumë pikë. Duhet të marrim çdo ndeshje një e nga një, ky kampionat do jetë i vështirë. Jemi të parët dhe po e shijojmë.”

Lexo edhe :  Mbijetesa në Superiore sjell “luftë”, java e 34-ët me përplasje direkte

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV