Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar menjëherë pas emërimit nga ana e Presidentit të Republikës të gjyqtarit Përparim Kalo si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.
“Lajm i madh. Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si gjyqtar të 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do ta përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale- pas gati 3 vitesh. Presidenti, KED dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe!
Ky ishte një veprim urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykata Kushtetuese funksionale, Shqipëria tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigant përpara. Urime popullit të Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara”, shkruan Kim në Twitter.
Pa.Va/Fjala.al