Hoxhaj: Kreu, një ndjesi që e kisha harruar, më pëlqen loja sulmuese që bëjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti vlonjat, Ardit Hoxhaj, ishte ai që i dha fitoren Vllaznisë ditën e sotme ndaj Apolonisë, me golin e shënuar 5 minuta para fundit të pjesës së parë. Pas përfundimit të ndeshjes, duke folur për mediat, sulmuesi foli fillimisht për gjendjen e tij fizike.

“Është e vërtetë, unë në fazën përgatitore kisha dëmtim dhe vetëm në fillim të kampionatit jam kthyer, – tha ai. – Trajneri më kë ndihmuar shumë dhe më tha se tani është shansi im.”
“Trajneri ka bërë rotacione ndeshja pas ndeshjeje dhe ne nuk kemi hatër mbetje me njëri-tjetrin”, – ka vijuar futbollisti kuqeblu, i cili foli më pas edhe për ndjesinë që i jep kreu i renditjes. “Është një ndjenjë shumë e veçantë, të cilën nuk e kisha përjetuar prej kohës, që kur isha pjesë e Skënderbeut, – pohon Hoxhaj. – Në Shkodër e përjetojnë shumë futbollin dhe kjo na jep më shumë motivim.”

“Unë jam mësuar që të luaj në krahë dhe të futen në situata një kundër një, tani duhet të luaj me shpinë, mundohemi të sulmojmë portën, – ka vijuar 26-vjeçari. – Duhet të vendosem shumë mirë në zonë. Një gjë që më ka bërë përshtypje te Vllaznia është organizimi që bëjmë për një ndeshje. Ne bëjmë lojë sulmuese. Kjo është diçka ndryshe nga futbolli që luhet në Shqipëri. Ne na kërkon trajneri që të sulmojmë që në fillim të ndeshjes.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të tjera

Web TV