Luhet java e 10-të e Kategorisë Superiore, Vllaznia e thellon në 5 pikë epërsinë në krye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vllaznia e thellon në 5 pikë epërsinë në krye të renditjes, Kukësi dhe Tirana ndahen në “paqe”. Janë luajtur të mërkurën të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe Vllaznia e ke thelluar në 5 pikë epërsinë në krye të renditjes. Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore ka luajtur të mërkurën të gjitha ndeshjet e javës së tij të 10-të, që ishte edhe java e parë e fazës së dytë.

Dhe Vllaznia nuk ka gabuar në Fier, teksa ka marrë pasdreke një fitore minimale, por mjaft të vyer ndaj Apolonisë, me një gol të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Ardit Hoxhaj. Kjo fitore nënkupton se shkodranët e kanë thelluar tanimë në 5 pikë epërsinë që gëzojnë në krye të renditjes, në kuotën e 22 pikëve. Kjo u bë e mundur edhe falë barazimit të bardhë që Kukësi dhe Tirana arritën midis tyre në takimin e vetëm të mbrëmjes.
Tirana mbetet në vendin e 5-të, në kuotën e 14 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi, që më herët mundi 2-0 në fushën e vet Bylisin. Ndërkaq, dy ekipet që përfituan më së shumti janë Partizani dhe Teuta, që nuk gabuan përkatësisht në Tiranë ndaj Kastriotit dhe në Korçë ndaj Skënderbeut. Të kuqtë kryeqytetas kanë korrur një fitore e përvuajtur përballë krutanëve, që është arritur vetëm në minutat e fundit. Cara ishte protagonist me golin e shënuar në minutën e 85-të dhe, më pas, edhe me 11-metërshin e fituar dhe të kthyer në gol më pas nga Asani, në minutën e dytë shtesë.

Ndërkaq, në Korçë, durrsakët e mbyllën pjesën e parë në epërsi minimale, falë golit të Bregut, dhe ndonëse Pusi barazoi shifrat për vendasit në 10 minutat e para të së dytës, Krasniqi menjëherë më pas dhe Emiljano Vila 16 minuta para fundit të kohës së rregullt, vulosën fitoren e Teutës, që tani ndan vendin e 3-të dhe të 4-t me Partizanin, me nga 16 pikë, një më pak sesa Kukësi i vendit të dytë dhe 6 më pak sesa Vllaznia kryesuese.

Lexo edhe :  Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të tjera

Web TV