Ngjarjet e datës 23 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1948 – Gjenerali Hideki Tojo, kryeministër i Japonisë gjatë Luftës II Botërore, si dhe 6 liderë japonezë të tjerë të asaj periudhe, u ekzekutuan në Tokio për krime lufte dhe gjenocid.

1913 – Lindi Helmut Heinrich Waldemar Schmidt, politikan Gjerman, Kancelar i Gjermanisë Perëndimore nga 1974 deri në 1982.

1973 – Shtetet prodhuese të naftës u mblodhën në kryeqytetin Teheran të Iranit dhe vendosën të rrisin me 130 për qind çmimet e naftës. Një tjetër vendim i tyre ishte pezullimi i eksportit të arit të zi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Holandës.

910 – Vdiq Shën Naumi (i njohur si Naumi i Ohrit). Informacioni mbi jetën e tij të hershme është i pakët. Nuk dihet nëse ishte vendas apo i ardhur. Lindur në vitin 830, në një rajon banuar nga ilirët, pushtuar nga romakët e më pas nga sllavët e jugut, Naumi u bë misioner i krishterë mes banorëve sllavë të sapo ardhur.

1950 – Papa Pius XII shpall se arkeologët në Romë kishin zbuluar një varr nën bazilikën e Shën Pjetrit që mund të jetë varri i shenjtorit. Pas zbulimit të eshtrave të tjera dhe të një mbishkrimi, më 26 qershor 1968, Papa Pali VI deklaroi se eshtrat e Shën Pjetrit ishin identifikuar plotësisht.

1954 – Transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave u krye nga mjekët J. Hartwell Harrison dhe Joseph Murray, në Boston, në Spitalin Brigham. Procedura u bë mes binjakëve identik Ronald dhe Richard Herrick për të eliminuar çdo problem nga ndonjë reaksion i sistemit imun. Për këtë dhe punën e mëtejshme në fushën e transplantit, Dr Murray u nderua me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1990.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV