Tri kategoritë e njerëzve që nuk mund ta marrin vaksinën anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi i vaksinimit kundër koronavirusit, i nisur javët e fundit në Britani dhe disa ditë më parë edhe në Shtetet e Bashkuara, ofron shpresë se fundi i pandemisë së Covid-19 është i afërt.

Megjithatë, ekzistojnë 3 grupe njerëzish, të cilët për momentin nuk do të lejohen t’i nënshtrohen vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer. Ja cilat janë ato dhe përse.

Njerëzit që kanë vuajtur nga alergji serioze

Njerëzit që kanë pasur histori të reaksioneve alergjike kërcënuese për jetën ndaj një vaksine ose ushqimi, përjashtohen nga marrja e vaksinës së Pfizer/BioNTech. Vendimi u mor pasi 2 anëtarë të stafit të Shërbimit Shëndetësor Britanik patën një reaksion alergjik pas vaksinimit. Të dy punonjësit e kujdesit shëndetësor, secili me nga një histori të reaksioneve të rënda alergjike, ishin midis mijëra njerëzve që u vaksinuan në ditën e parë të fillimit të programit të vaksinimit masiv.

Edhe pse shumë e rrallë, anafilaksia është një efekt anësor i njohur, që mund të ndodhë me çdo vaksinë. Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se shumica e njerëzve të vaksinuar nuk do të preken nga anafilaksia, dhe se përfitimet e mbrojtjes nga Covid-19 janë më të mëdha se sa rreziqet nga efektet anësore.

Tek e fundit, asnjë vaksinë nuk do të miratohej ndonjëherë nëse nuk gjykohet e aftë që të përmbushë standardet rigoroze të sigurisë nga organi këshillimor i pavarur i qeverisë britanike, Komisioni për ilaçet njerëzore.

Gratë shtatzëna

Gratë shtatzëna që dëshirojnë ta marrin vaksinën, këshillohen që të presin derisa të lindin. Edhe atyre që po përpiqen të mbeten shtatzëna, u sugjerohet të presin të paktën tre muaj pas marrjes së dozës së dytë para se të tentojë fekondimin.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

E njëjta gjë vlen edhe për nënat e reja që ushqejnë fëmijën e tyre me gji: Është më mirë që ato të presin derisa të mbarojë gjidhënia, para se të marrin dozën e parë të vaksinës. Që të gjitha këto masa, lidhen me faktin se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19, është një lloj i ri vaksine, që është treguar efektive, dhe që ka një profil të mirë sigurie. Por ajo nuk është testuar ende gjatë shtatzënisë, prandaj mungojnë të dhënat mbi efektet që ajo ka tek ky grup i popullsisë.

Fëmijët dhe të rinjtë nën 16-vjeç

Aktualisht, ka të dhëna shumë të kufizuara për vaksinimin tek adoleshentët. Ndërkohë, informacioni për fëmijët më të vegjël është tërësisht inekzistent, pasi nuk ishte përfshirë në studimet klinike. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britani (JCVI), rekomandon që vaksinimi mund të bëhet – pas një konsulte me prindërit – vetëm për ata fëmijë që kanë një rrezik të lartë të ekspozimit për shkak të sëmundjeve kronike serioze.

Sidoqoftë, i njëjti komitet shtoi se kur të mbarojnë studimet mbi fëmijët dhe gratë shtatzëna, do të kemi një informacion më të qartë mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave në këto kategori njerëzish.

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV