Zgjedhjet në Kosovë, PDK zyrtarizon kandidatin për kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh, prej kur shpallen, raporton gazeta Express.

PDK ka mbetur pa kryetar, prej kur Kadri Veseli u arrestua dhe po mbahet në Hagë nën dyshimet për krime lufte.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokushtetues, sepse aty ka votuar deputeti Etem Arifi, i dënuar me burg.

Në listën e ngushtë të kandidatëve të ngushtë që PDK-së për kryeministër janë përmendur Hoxhaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

Ky i fundit ka thënë se nuk ka ambicie për të qenë kandidat.

Enver Hoxhaj ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës.

Të fundit

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

131 policë nën hetim në 5 muaj, 56 efektivë në pranga për shkelje të ndryshme

Arrestimi i 3 punonjësve të policisë Elbasan të cilët nuk parandaluan arratisjen e një personi të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor...

Lajme të tjera

Web TV