Balluku nxjerr të dhënat: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike që nga 2014

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus” bashkë me kryeministrin Rama ishte edhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, e cila krahas arritjeve, u ndal të sqarojë edhe çmimin e energjisë, e dhënë, e cila, siç tha, po përdoret politikisht.

Po ndalem pak tek çmimi i energjisë dhe konsumatori familjar, që përbën numrin më të madh i abonentëve në rrjet. Kemi dëgjuar shumë që çmimi këto kohë po përdoret politikisht, por do të doja t’i referoheshit kësaj tabele. Do kuptoni që nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë që nga viti 2014. Ky është një fakt i pakontestueshëm”,- tha ajo.

Balluku shtoi ndër të tjera se: “Nga 18 mars 2020 të gjithë konsumatëret e linjës 35 KË i drejtohen tregut të lirë me konkurencë të hapur për të blerë energjinë. Po merren masa për të liberalizuar edhe shërbimin e konsumatorëve të lidhur në rrjetin 20 KË. Viti 2019 do merret si pikë reference, pasi është edhe viti me arkëtimet më të larta: 67.8 mld lekë”.

Ajo foli më tej edhe për humbjet në rrjet, duke shtuar se në 2013 gjysma e energjisë së transmetuar në rrjet humbistë, ndërsa në 2017 arritëm në 46% sot jemi në 19% të humbjeve.

Në disa zona ku ka përfunduar investimi si në Kombinat niveli i humbjeve është 4%, ky është edhe niveli europian i humbjeve. Ne duam që niveli i humbjeve të arrijë atë europian. Kjo gjë është arritur në disa zona.

Kostoja e blerjes së energjisë, në 2015 ishte 150 mld dollarë në vit për mbulimin e humbjeve. Kjo shifër gjatë 2020 kemi shpenzuar 70 mld dollarë si rezultat i mirëmenaxhimit të kaskadës së Drinit”,- shtoi ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Lajme të tjera

Web TV