Duka për Metën: Më mirë kryetar i LSI për interes të opozitës dhe më mirë president për interes të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Duka deklaron se Ilir Meta do ishte më mirë për opozitën të ishte kryetar i LSI, por ama është më mirë për Shqipërinë të jetë president i Republikës. Këtë deklaratë kryetari i PAA e bëri gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV. Sipas tij, Ilir Meta ka treguar gjatë kësaj kohe se është në shërbim të vendit dhe presidenca i vetmi institucion që nuk është i kapur nga qeveria.

-Zoti Duka, ku i shërben më mirë opozitës Ilir Meta, në LSI apo në Presidencë?

-Po të kishte qenë kryetar i LSI-së, Meta do i shërbente më shumë opozitës. Nëse e keni fjalën për gjithë vendin, për Shqipërinë, shyqyr që është në Presidencë. Sepse Rama duke kapur të gjitha llojet e pushteteve, do kapte dhe Presidencën dhe do shkonte keq e më keq kjo punë.

-Pse nuk e shkarkon Rama?

-Nuk arriti, nuk mundi ta shkarkojë sepse pa një reagim dhe nga ndërkombëtarët, edhe nga Komisioni i Venecias, por edhe sepse ndoshta shkarkimi i Metës do i jepte fund edhe atij politikisht. Kështu që unë mendoj se nëse Meta do ishte pjesë active e opozitës do ishte më mirë për opozitën, por po ta krahasosh me rolin që ka tani për ekuilibrimin aq sa mundet të pushteteve, më mirë që është në Presidencë.

 

Të fundit

Vajza e Bill Gates: Babi e ka makth të takojë të dashurin tim

Në një intervistë të fundit për podcastin “Call Her Daddy”, Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill...

Burrel/ Shembja në fabrikën e pasurimit të kromit, vazhdojnë kërkimet për 29 vjeçarin

Ekipi i kërkim-shpëtimit po vijon punën për gjetjen e 29-vjeçarit në Qafën e Burrelit, i cili duke punuar me një fadromë, u zu poshtë...

Gjysma e arit të Gjermanisë ruhen ende në New York dhe Londër/ DW: Sa i sigurt është ai?

Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të...

I shtruar në Spitalin Ushtarak, si është gjendja e Vuçiç?

Gjendja shëndetësore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është stabile dhe e kënaqshme, pas kontrolleve të kryera në spitalin ushtarak në Beograd. Kështu deklaroi Dragan...

Incidenti me shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledion Nallbatit në Korçë

Policia ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, vëllait të tij Alti...

Lajme të tjera

Web TV