Elia dhe Princ Leka publikojnë fotot e para me vajzën, urimi i të treve për fundvit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elia Zaharia dhe Princ Leka u bekuan pak kohë më parë me një vajzë. Vajza erdhi në jetë më 22 tetor, të cilën çifti e pagëzoi me emrin e stërgjyshes se Lekës: Geraldinë.

Sot Elia dhe Leka kanë postuar fotot e para të kartolinës së tyre familjare, si pasardhës të familjes Mbretërore në vendin tonë, dhe në këtë mënyrë kanë prezantuar vogëlushen.

Ata kanë pozuar me një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar, ndërkohë që gjithë vëmendjen e ka marrë portreti i së voglës, Geraldinë, pasi ajo shfaqej për herë të para në sytë e publikut. Me këto foto Elia dhe Princ Leka kanë uruar gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.

Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël!

Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia përkrah fotove./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV