Njëmijë qytetarë nënshkruajnë projektligjin për referendumet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëmijë qytetarë kanë nënshkruar deri më tani formularin për projektligjin për referendumet, i cili ka për qëllim të rregullojë, në mënyrë të detajuar, procesin dhe procedurat në bazë të të cilave duhet të ndërmerret dhe realizohen nisma për referendum.

Një prej nismëtarëve të këtij projektligji, Brizilda Gjikondi, theksoi se për katër ditë ky formular është nënshkruar nga rreth njëmijë qytetarë të këtij vendi, duke e konsideruar një fitore të madhe, pasi tregon se shqiptarët mendojnë se kanë shpresë dhe besojnë se mund ta ndryshojnë këtë lloj realiteti.

Ndryshe nga politika, me anë të referendumit, qytetarët mund të marrin vendime direkte që kanë të bëjnë me qytetin, me jetën e tyre ose me gjithë Shqipërinë”, tha Gjikondi për Fjala.al.

Ajo tregoi se grupi nismëtar ka qenë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Vlora, Lushnja dhe Elbasani.

Pjesë e kësaj iniciative, përveç znj.Gjikondi është edhe z.Kristaq Kume dhe znj.Jela Rodoni.

Ne jemi thjesht qytetarë të lirë. Jam unë Brizilda Gjikondi me profesion juriste, zoti Kristaq Kume, Jela Rodoni që është në botën e artit, pra jemi nga botë të ndryshme dhe na bashkon ky perkushtim që shqiptarët të aplikojnë referendumin. Nuk kemi asnjë projekt asnjë interes, asnjë strukturë dhe asnjë organizatë”, tha ajo.

Sipas saj, projektligji do të merret parasysh nga partitë politike, pasi kjo është një e drejtë kushtetuese, ku me 20 mijë nënshkrime, shqiptarët mund të bëjnë dhe të marrin iniciativa për të bërë ligje të reja.

Gjikondi tregoi për Fjala.al se për këta arsye ata janë treguar të kujdesshëm, duke ndjekur më tej të gjitha bazat ligjore.

Lexo edhe :  Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Kemi shkuar në KQZ dhe është KQZ-ja që na dha këtë formular dhe këtë tekst, dmth çdo gjë po e bëjmë në bazë të ligjit”, tha ajo.

Kujtojmë se Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton të drejtën për referendum si një ndër të drejtat themelore për qytetarët. Ndërkohë, legjislacioni aktual, nuk është aspak “miqësor’ dhe e ka bërë shumë të vështirë ushtrimin e kësaj të drejte.

Deri sot asnjë referendum, i përgjithshëm ose lokal, i kërkuar nga qytetarët, nuk është arritur të bëhet. Ky projektligj, parashikon mekanizma dhe proçedura që e lehtësojnë dhe e bëjnë realisht të mundshme inisiativën qytetare për referendum./Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV