Kënga “Sytë” është historia e Andit dhe Teas? Këngëtari tregon të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sardi Strugaj është një artist i ri në moshë por numëron disa produksione që janë për t’u vlerësuar. Klipi i tij më i fundit është “Sytë”, një realizim që të mbetet në mendje dhe të bën ta ridëgjosh, me tekst nga vetë Sardi.

Ai nuk preferon që të shfaqet vetë në klipet e tij, sepse dëshiron që publiku më së shumti ta identifikojë me zërin e tij. Muzika pop është ajo që duket se i shkon më shumë por kjo mbetet për t’u parë edhe në vazhdim.

Disa nga këngët e tij të tjera ndër vite janë: “Hana” (bashkëpunim me Killua), “Pushtet”, “E pash un djallin” (bashkëpunim me Arnon), “Me shikon nga larg”, “Nuk harroj”, “Sa larg, “Tripa me qika”…etj. Po ashtu Sardi mori pjesë edhe në festivalin e fundvitit me këngën e tij “Ka me t’ba me kajt”, ku u vlerësua me vendin e dytë pasi spikati jo vetëm për zërin por edhe për performancën e tij skenike.

Sardi ishte sot i ftuar në “Wake Up” ku foli për klipin e tij më të fundit, e cili është pëlqyer shumë nga publiku.

Do hedh një histori që nuk e kam thënë më parë. Kur e kam nisur këtë këngën, prej kohësh tashmë kam filluar të krijoj muzikë që të jetë edhe për artistë të tjerë. E kam këtë si objektiv të vetja që të arrij të prodhoj edhe për të tjerë, jo vetëm për veten.

Kjo ka qenë një ndër ato këngë që e kam nisur për dikë tjetër, por nuk po e them emrin. E kam shkruar për ta kënduar konkretisht Olta Boka. Më vonë, duke e regjistruar, duke e parë në hapat e parë, më ngjiti shumë për vete”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Demi Moore shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista PEOPLE

I pyetur se sytë e kujt janë në këngë, Sardi u shpreh: “Thuhet që kishte frikë nga sytë e tij. Bëhet fjalë për një histori ku një vajzë, e thënë troç se ma kanë dërguar shumë, është historia e Andit dhe Teas te ‘Përputhen’ pak a shumë. E kanë bërë shumë video dhe e kanë komentuar, duket sikur është një këngë për ata të dy. Ashtu e kanë menduar njerëzit”.

Të fundit

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e iPhone

Apple planifikon të zhvendosë montimin e të gjithë iPhone-ve nga Kina në Indi në dritën e tensioneve të përshkallëzuara...

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz dhe më...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi mbi të ardhurat të publikuar...

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia...

Lajme të tjera

Web TV