Policia ka shtuar kontrollet në markete e dyqane për të parandaluar tregtimin e lëndëve piroteknike për festat e fundvitit.
Dy pronarë dyqanesh janë proceduar penalisht pasi u janë gjetur 70 pako kapsollash në qytetin e Peshkopisë.
Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.
Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H., dhe në dyqanin ne pronësi të shtetasit E. I, janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filluan procedimin penal dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./Bl.Ba/Fjala.al