TikTok sapo zbuloi se si rikthehet nuhatja/shija pas infektimit me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shërimit nga Covid-19, shumë njerëz kanë përjetuar një nga efektet më të bezdisshme, humbjen e shijes. Së fundmi njerëzit në TikTok kanë zbuluar një metodë vërtet interesante për të rikthyer shijen. Ata po hanë portokaj të djegur për të rifituar shijen e humbur.

Ndonëse mund të kenë aromë të mirë, nuk ka asnjë provë që thotë se portokajt e djegur janë një “ilaç” për humbjen e shijes pas Covid, por gjithsesi, ka disa studime intriguese që po shqyrtohen.

Dr. Omid Mehdizadeh, otolaringolog, thotë se ekziston diçka që njihet si “terapia e rikualifikimit të nuhatjes”, një proces eksperimental që përpiqet të ndihmojë njerëzit të rimarrin nuhatjen.

“Aromat e fuqishme, duke përfshirë portokall të djegur, lëkurë limoni, karafil etj, nuhaten 3-4 herë në ditë për 3-4 muaj”, thotë ai. Një portokall i djegur nuk mjafton për të bërë një ndryshim, por përdorimi i tij për një muaj rresht mund të jetë një histori tjetër.

Një studim i botuar në vitin 2020 në The Laryngoscope, zbuloi se aromat e forta i kanë ndihmuar njerëzit që kanë kaluar viruse të tjerë, jo Covid.

“Në rastet e humbjes së nuhatjes post-infektive, ka prova se kjo terapi ofron shërim.”

Lajmi i mirë është se aroma dhe shija juaj ka të ngjarë të kthehen vetë. Një studim nga British Medical Journal zbuloi se 90% e njerëzve që nuk mund të nuhatnin ose shijonin asgjë gjatë infektimit me Covid, ka të ngjarë të rikuperohen brenda 4-5 javësh, pasi qelizat vetë-riparohen.

Sidoqoftë, një portokall i djegur, mesa duket, e shpejton këtë proces.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV