Ndërron jetë agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftohtë, George Blake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjenti i dyfishtë i epokës së Luftës së Ftohtë, George Blake, ka vdekur në Moskë në moshën 98-vjeçare, raportuan autoritetet ruse.

“Oficeri legjendar i inteligjencës, George Blake, ka vdekur sot”, tha një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Huaj në Rusi, SVR.

Blake “e ka dashur sinqerisht vendin tonë dhe ka admiruar arritjet e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai, citon agjencia e lajmeve TASS.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shprehu “ngushëllimet e tij të përzemërta”, duke thënë se Blake ka qenë “një profesionist i shkëlqyeshëm me një vitalitet dhe guxim të veçantë”.

“Në vitet e shërbimit të tij të vështirë dhe intensiv, ai ka dhënë një kontribut me të vërtetë të paçmuar në sigurimin e barazisë strategjike dhe ruajtjen e paqes në planet”, tha Putin.

Blake ka lindur në Holandë në vitin 1922 dhe mbiemri i tij origjinal familjar ishte Behar.

Ai është rritur në Roterdam dhe në Egjipt, përpara se të ndiqte Universitetin e Kembrixhit, për të studiuar rusishten.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ka shërbyer në rezistencën holandeze, edhe pse ka qenë i ri.

Në vitin 1944 është bashkuar me Marinën Mbretërore të Britanisë, ndërsa më vonë është rekrutuar nga Shërbimi Sekret i Inteligjencës, MI6.

Blake është dërguar në Seul dhe është kapur nga forcat e Koresë së Veriut në vitin 1950. Gjatë robërisë së tij trevjeçare, Blake është bërë komunist dhe është rekrutuar nga shërbimi sovjetik i inteligjencës, KGB.

Gjatë nëntë vjetëve, Blake besohet se ka ekspozuar rreth 40 agjentë të MI6-ës te KGB-ja, duke shkaktuar përçarje të mëdha në aktivitetet e MI6-ës në Evropën lindore./rel/

 

Të fundit

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Lajme të tjera

Web TV