Bora dhe shiu në vend/ OSHEE: Defekte në zonat veriore, ja zonat më të prekura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele, ndërsa shiu ka “pushtuar” Tiranën dhe disa qarqe të tjera.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndodhet në terren dhe po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vend.

Përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se si pasojë e motit të keq raportohen defekte kryesisht në zonat veriore, dhe bëhet fjalë për këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve.

Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.

Reshje shiu që kanë sjellë dhe përmbytje ka pasurnë Vlorë, ndërsa dëborë në Kukës dhe në Dibër.

“Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme. OSSH ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike të objekteve të rëndësisë së veçantë si spitalet, qendrat shëndetësore, ujësjellësat dhe hidrovoret të cilat janë aktualisht me furnizim pa ndërprerje të energjisë.

Në 11 dispeceritë rajonale të OSSH-së janë angazhuar rreth 1500 punonjës brigadat e avarisë që riparojnë defektet e krijuara në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq. Nga informacioni i orës 15:00 i mëngjesit të sotëm raportohen për defekte kryesisht në zonat veriore, kryesisht në këputje të kabllove, përcjellësave dhe izolatorëve. Më të prekura nga defektet janë rajoni i Kukësit dhe Vlorës. OSSH thekson se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Lexo edhe :  Mish pule me salmonelë në Shqipëri, deputetja e PS: Kjo ndodh në çdo vend

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV