Cili është kuptimi i bluzave festive, adhurimi i të gjithëve në fundvit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto javë, jo vetëm Instagrami, por edhe rrugët, edhe sheshet janë mbushur me bluza feste. Rregullimi i pemës, arredimi i shtëpisë me aksesorë dhe detaje festive janë gjithmonë të shoqëruar me pulovrat dhe bluzat karakteristeike të festës dhe me atmosferën që transmeton ajo.

Vitet e fundit edhe në Shqipëri është rritur tendenca, sidomos e të rinjve, për të veshur të ashtuquajturat “Ugly Christmass Jumper” ose më thjesht, ato pulovra që në periudha të tjera të vitit, jo vetëm që nuk do t’i vishnim, por do t’i cilësonim gati-gati të tmerrshme.

Po çfarë mesazhi përcjellin këto bluza të ‘shëmtuara’?

Karaktersistika e tyre e përbashkët është se kanë motive festive dhe u ngjajnë pulovrave që dikur na punonin gjyshet me shtiza. Në fakt, ato që shiten rëndom janë 100 për qind akrilik. Në pjesën më të madhe të rasteve, i blejmë në internet dhe nuk e dimë nëse do të na vijë masa që porositëm, por ç’rëndësi ka kjo?

– Në fakt, sipas ekspertëve të veshjeve, këto lloj pulovrash, të gjithëve na kthejnë në fëmijëri, tek ajo periudhë e bukur e jetës, e cila ka mbetur te lodrat, tek atmosfera e gëzueshme dhe tek vatra e ngrohtë e familjes. Ndaj, kjo është një arsye më shumë për të qenë më pranë tyre, për t’i veshur, sado pak të bukura të jenë, dhe për t’u bërë njësh me atmosferën.

– Festat e fundvitit janë një periudhë në të cilën të gjithë ndihemi të gëzuar dhe të predispozuar për të qenë pozitivë. Kjo nënkupton edhe të qeshim me veten e të bëjmë autoironi, qoftë edhe përmes këtyre pulovrave me atmosfera festash.

Lexo edhe :  Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

– “Christmas Jumper” na pëlqejnë sepse na lejojnë që të kemi mbi vete imazhe që zakonisht i quajmë fëmijërore ose joserioze për t’u veshur në pjesën tjetër të vitit; përmes këtyre motiveve kemi mundësinë gjithashtu që të shprehim pasionet tona.

– “Christmas Jumper” janë një ‘strehë’, në të cilën pëlqejmë të rikthehemi, një vatër që na pret çdo fundvit për të na kujtuar se fëmija dhe fëmijëria është një “zonë e përjetshme” brenda unit tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

Lajme të tjera

Web TV