Basha: Detyra kryesore e qeverisë së re, zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal mes të tjerash edhe te bujqësia e blegtoria, ku tha se këto dy sektorë do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme.

Gjatë fjalës së tij, Basha garantoi ekspertët e ardhshëm, se nesër qeveria e re do të ketë detyrë kryesore për zhvillimin e këtyre dy sektorëve të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe me potencial të jashtëzakonshëm.

Sot avantazhi më i madh në bujqësi, në blegtori, në vendet e zhvilluara të botës është pikërisht dixhitalizimi dhe informatizimi. Tregu i prodhimit në fushën bujqësore dhe blegtorale ka veçoritë e veta dhe informacioni për këtë është kyç për vendimmarrje. Çfarë do të mbjellim? Si do të konkurojë ky produk me cilësinë e vet dhe me çmimin me të cilin ne e nxjerrim në treg? Cilat janë avantazhet e produkteve tona? Po a mundet një fermer i vetëm apo qoftë dhe një bashkim fermerësh ta bëjë këtë të mundur pa ndihmën e shtetit? Sigurisht që jo.

Prandaj është e rëndësishme që shteti të luajë rolin e vet në këtë sektor më shumë se çdo sektor tjetër. Për ti dhënë mundësinë fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë ta kthejnë këtë informacion në mundësi për kultivim dhe për shitje të produkteve. Kush arrin ta bëjë këtë me eficencë e ke kthyer bujqësinë dhe blegtorinë në një minierë floriri për ekonomitë e tyre kombëtare.

Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me ekspertët e ardhshëm të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama lë pas të gjithë VIP-at/ Mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë në Instagram

Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4...

Ultimatumi i Ramës/ Tavo “ngul këmbë” në të vetën: Të Himarës janë të rinj

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo thotë se s’mund të lejojnë bllokimin e hapësarve publike me pretekstin se është sezon turistik. Në një intervistë për Report...

Shokuese/ 48-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare, ja si shpëtoi e mitura

Skena horror kanë ndodhur pasditen e së premtes në Kakovatos Zacharos, kur 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e...

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të tjera nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në Lungomare në pjesën e plazhit. Rama inkurajon...

‘Gjuetia’ ndaj emigrantëve, SHBA i kërkon autoriteteve 3 mijë arrestime në ditë

“Tremijë arrestime në ditë”. Është Stephen Miller, nënkryetar i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ideologu kryesor i politikave të imigracionit të Trumpit, ai që...

Lajme të tjera

Web TV