Kryeministri i ri nga LSI? Kejdi Mehmetaj: Në zgjedhje hyjmë për të fituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A mund të jetë kryeministri i ri që do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e LSI-së? Kjo për shak të rezultatit të zgjedhjeve, të numrit të votave, kalkulimeve, koalicioneve. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep ish-deputetja dhe nënkryetarja e kësaj force politike Kejdi Mehmetaj. Gjatë emisionit “HARD TALK NG ROLAND QAFOKU” Mehmetaj tha se LSI hyn në zgjedhje për të fituar. Dhe fitore për të do të thotë edhe si forcë e parë por edhe si forcë përcaktuese.

-Sa ekziston mundësia që Monika Kryemadhi të jetë kryeministre nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet?

-Unë mendoj që çdo parti politike hyn në garë për të fituar dhe mendoj që LSI do hyjë në garë për të fituar. Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë dhe kur them për të fituar, them për të dalë forcë e parë. Nëse LSI do kishte një objektiv gjysmë shkalle më poshtë sesa kaq, do ishte gabim. Në këtë sens natyrshëm që ne hyjmë në garë për të fituar, pë të dalë të parët, për të pasur ekipet tona në qeverisje e kështu me rradhë. Ajo që ndryshon është edhe mënyra se si ne do dalim në lista. Nëse listat do jenë të përbashkëta, do ketë një tjetër qasje sa i takon kush do jetë figura jonë për kryeministër, për menyrën se si do futemi në zgjedhje./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV