Mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për Buxhetin 2021 në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu në këtë seancë do të votohen edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare. Seanca pritet të mbahet në ora 11:00.

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021 dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Ministri i Mbrojtjes Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajnë konferencë për media. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

Ministria e Zhvillimit Rajonal mban konferencën e fundvitit 2020. (Ministria e Zhvillimit Rajonal, rr. “Perandori Justinian” numër 116 Pejton- Prishtinë, aneksi 2, ora 11:00)

Komuna e Shtimes mban takim virtual publik me qytetarët mbi gjendjen COVID-19, si dhe do të bëhet prezantimi i raportit vjetor 2020. (Google Meet, ora 11:00)

Mbahet protestë simbolike nga banorët e Keqekollës, rreth pakënaqësisë së tyre për një vend pune në ambulancën e fshatit, e cila sipas tyre është marrë në mënyrë jo ligjore. (Ambulanca e fshatit Keqekollë, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet takimi i fundvitit, organizuar nga Asociacioni Kosovar i Shkencave Forenzike (AKSHF). (Amfiteatri i madh i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ora 13:00)./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dhunë brenda familjes në Vlorë e në Sarandë! 43-vjeçarja godet me thikë babanë…

Ngjarje shqetësuese dhune në familje janë regjistruar në qytetet e Vlorës dhe Sarandës. Një grua 43-vjeçare në Vlorë është...

“Shkatërrove Shqipërinë njeri mizor”/ Kënga që i përplas realitetin në fytyrë Berishës

Një këngë e re i është dedikuar PD-së dhe Sali Berishës, pas humbjes dërrmuese të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Me vargje që i...

Starmer në Tiranë! Nënshkruhet deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri…

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot deklaratën e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta. Bëhet...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për tifozët…

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset...

‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Janë publikuar edhe votat për kandidatët në burgjet e vendit tonë. Ndër të tjera, është bërë publike dhe vota e të burgosurve në burgun 313. Kreu...

Lajme të tjera

Web TV