Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Viti i prapshtë 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga Roland Qafoku

Në 108 vite jetë të shtetit shqiptar ka shumë gropa e hone. Ka shumë rrëshkitje, rrëpira e deri kataklizma. Sigurisht që ka edhe kodra e male. Por sa pak janë këto kodra e male në raport me të parat. Por si kanë qenë këto 108 vite? Si rezulton të jetë viti që po lëmë pas në krahasim me vitet e spikatura për keq?

A është vetëm 2020-ta, viti më i keq i shqiptarëve në histori? U themeluam duke ngritur një mal të lartë atë më 28 nëntor 1912 duke treguar se shqiptari jo vetëm nuk zhduket e shuhet po ngrihet dhe ngadhnjon mbi vdekjen. Ata 40 burra që hodhën firmën e rëndë e të artë në proklamatën e Pavarësisë, treguan se e dëshën Shqipërinë pikërisht atëherë kur nuk kishte Shqipëri dhe të vetmen pasuri që u lanë brezave ishte atdheu me emrin Shqipëri.

Por ndërsa shqiptarët e themeluan Shqipërinë me të gjithë shqiptarët dhe trojet, fuqitë e mëdha hartuan krimin më të madh kombëtar duke na shkëputur nga trupi Kosovën, Çamërinë, trojet e shqiptarëve që janë sot në Maqedoni dhe ato në Malin e Zi dhe Serbi. Shqiptarët i ndanë në pesë shtete vetëm e vetëm për të kënaqur orekset e fqinjëve dhe mbeti të kënaqeshin vetëm me faktin që krijuan një shtet. Por vetëm dy vjet më pas bëmë atë që u duk sikur ai mal të kishte qenë prej rëre. Në 1914 ky shtet u rrëzua nën thirrejt e çmendura “Dum Babëm”.

Një lëvizje proTurqisë shpërtheu në Shqipërinë e Mesme duke i vënë vetes një njollë turpi që edhe sot e kësaj dite ka po atë nivel turpi. Shqipëria u shndërrua shpejt si në karikaturat e kohës: Një lopë e therur ku secili shtet synonte të merrte llokmën e tij. Padyshim viti 1914 është viti më i prapshtë dhe më u turpshëm i krijuar ekskluzivisht nga vetë ne.

U ringritëm në vitin 1919 falë dorës së ngrohtë të SHBA dhe presidentit Thomas Ëoodroë Ëilson dhe një vit më vonë në Lushnje treguam të njëjtat cilësi si në Vlorë: Shqiptarë të mëdhenj që e deshënn Shqipërinë edhe atëherë kur nuk kishte Shqipëri. Rithemeluan shtetin shqitar në zemër të Myzeqesë si dhe i dhanë Shqipërisë Tiranën kryeqytet. Është një nga vendimet më të mira, më të sakta dhe më largpamëse në historinë e shtetit shqiptar. Por ja që nuk ishte e thënë.

Sapo ishin qepur tegelat e shtetit shqiptar, ato nsiën të shqepeshin si një rrobë që sado ta rregullosh nuk bën më. Qeveritë nisën të bien si gjethet e vjeshtës dhe përpjekjet për të bërë shtet funksional ia lanë vendin anarkisë. Viti 1924 u bë një nga vitet më të ngarkuara në histori dhe sigurisht një nga vitet më të turpshme gjithashtu.

Në Mamurras u vranë dy biznesmenë amerikanë nga më të pasurit në botë dhe kjo e hodhi Shqipërinë 1 mijë vjet prapa siç u shpreh në vendngjarje ambasadori amerikan Ulysses Grant Smith kur pa kufomat e dy bashkëkombasve të vet.

Në Tiranë u vra Avni Rustemi, i cili 4 vjet më aprë kishte vrarë në Paris Esad Pashë Toptanin. Shqipëria iu kthye anarkisë dhe përplasja e forcave politike me armë solli një kryengritje të armartosur ndaj qeverisë legjitime.

Në histori për turp është cilësuar si revolucion demokratiko-borgjez, ndërkohë që ishte një grusht i pastër shteti teksa dëboi me armë nga pushteti një qeveri legjitime si ajo e Shefqet Vërlacit dhe dhëndrit të tij Ahmet Zogu, i cili u largua po me armë drejt Jugosllavisë.

Por vetëm 6 muaj më pas portat u ndërruan. Ahmet Zogu u kthye me ndihmën e armëve po aty ku ishte dhe këtë herë u dëbua Fan Noli që i zuri vendin si krytemsnëiur. Padyshim viti 1924 është vit i keq, por më i çuditshmi gjithashtu. Viti 1925 do të quhet vit i presidencës dhe viti 1928 viti i mbretërisë.

Shumë debate ka në histori për këto dy vite. Por nëse Ahmet Zogu nuk do kishte bërë përpjekje për stabilitet, Shqipëria do endej sërish në një anije pa vela. Për 11 vjet Shqipëria si mbetëria më e vogël në Evropë krijoi një stabilitet që ta ka enda ta studiosh sot për shumë e shumë arritje dhe zhvillim. Mjafton të përndim vetëm një prej shumë prej tyre: SHBA i dha Shqipërisë statusin e kombit të favorizuar. Epo kjo nuk është pak. Por sërish nuk ishte e thënë.

Viti 1939 shënoi sërish një kthim pasa. Një vit i keq, i rëndë dhe i turpshëm. Këtë herë jo për fajin tonë. Italia 40 milionë banorë pushtoi Shqipërinë vetëm 800 mijë banorë, me një akt burracak dhe detoroi të largonte nga froni mbretin Ahmet Zogu. Sërish vendi ynë uli kokën që kishte vite që sikur shikonte qiellin. Për 4 vjet Shqipëria jo vetëm humbi pavarësinë dhe e pa veten në një shtet me Italinë, por u bë edhe sheshi i betejës së luftës së kësaj Italie me Greqinë.

Por pikërisht ku dukej se koka poshtë po e çonte edhe trupin poshtë, një djalosh 19-vjeçar me emrin Vasil Laçi qëlloi me 5 plumba në Tiranë Viktor Emanuelin, perandorin e Italisë dhe të Shqipërisë që na kishte bashkuar në një shtet. Ishte shkëndija e një lëvizje dhe rezistence nga më të lavdishmet dhe që u bë lajmi i parë në të gjithë Botën.

Një rezistencë që çoi në këmbë të rinjtë anë e mbanë vendit dhe studentë që u kthyen nga jashtë që me armë në dorë luftuan pushtuesit italianë dhe më pas Gjermanë. Sot kush hedh baltë mbi këtë rezistencë sado dhe sido të ketë qenë ajo, me elementë edhe të luftës civile, thjesht mohon atë që Perëndimi dhe SHBA ia kanë vlerësuar Shqipërisë si i vetmi vend që u çlirua vetë pa ndihmën e asnjë ushtrie të huaj. Por për fat të keq, e gjithë kjo rezistencë përfundoi me aksiomën: Dolëm në mal si partizanë dhe zbritëm nga mali si komunistë.

Lexo edhe :  Sami Repishti në gojën e Berishës, Gjekmarkaj dhe Salianjit

Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një kombi që një datë të jetë edhe e lumtur edhe trishtuese. Çlirimi i Shqipërisë e futi Shqipërinë në grupin vendeve që krenoheshin për rezistencë por kjo ishte në të njëjtën kohë dhe dita e instalimit të komunizmit. Një farë që i solli për 46 vjet shumë të këqia këtij vendi.

Sot ka nga ata që rendisin edhe arritje gjatë kohës së komunizmit. Unë po shkruaj vetëm dy shifra: Në 46 vjet komunizëm, në një Shqipëri që në vitin 1944 kishte 800 mijë banorë, u pushkatuan, burgosën dhe u përndoqën në një formë apo tjetër 100 mijë shqiptarë vetëm për bindje të ndryshme. Dhe e dyta, 1 në 4 shqiptarë ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, armës së policisë sekrete.

Mjafton këto shifra për të kuptuar se çfarë pësoi realisht Shqipëria. Edhe shqiptarët që nuk vuajtën u depersonalizuan dhe u deformuan aq shumë saqë jetohej me moton: Të ishe spiun ishte nder dhe të ishe i varfër ishte krenari. Cilësi që edhe sot e kësaj dite i vuajmë si pasojë pikërisht të atyre 46 viteve.

Kundërshtojeni po të doni faktin që sot, në çdo rreth shoqëror, në çdo sipërmarrje, në çdo grupim, në çdo angazhim, spiunimi i mikut dhe shokut, është sporti më i ushtruar. Pse? Sepse këta janë pjellë e atyre 1 në 4 gjatë komunizmit. Megjithatë pas 46 viteve shqiptari u zgjua nga gjumi komunist dhe në dhjetor 1990 solli një vit aq të bukur. Një lëvizje studentore, më e madhja në historinë e kombit tonë.

Më e madhe në historinë moderne dhe që u shoqërua me një përmbysje të atij sistemi. Sigurisht që atë sistem në fillim e rrëzoi ekonomia dhe rebelët e parë ishin bijtë e etërve, por lëvizja studentore ishte ajo që i dha grushtin final dhe shkatërrimtar. Shqipëria dol inga agonia, u themelua partia e parë opozitare në histori dhe nisi të ndërtojë një system demokratik me ekonomi tregu.

Por nuk ishte e thënë. Viti 1997 është viti më i keq në histori dhe një gungë që do na shoqërojë në jetë të jetëve si shtet. Ndoshta edhe më i keq se 1914. Dukej sikur shtetit shqiptar kishte vënë bazat për të instaluar atë që perëndimi e kishte bërë me kohë. Por e gjithë kjo u thërrmua si të ishte një mal me rërë. Rënia e skemave piramidale nga e cila shumica e shqiptarëve humbën kursimet e tyre solli kaosin më të madh. Shteti ra. Institucionet u rrëzuan.

Nuk kishte më as qeveri, as shtet, as polici, as ushtri. U shkatërrua gjithçka. Turma të ekzaltuara rrëmbyen armët dhe një zot e di se cili ishet armiku. 1500 të varrë dhe 10 mijë të plagosur nga kush dhe si askush sot nuk ka përgjegjësi. Por vitet kaluan dhe shqiptari si gen i fortë mbijetoi edhe kësaj çmendurie. Viti 1998 sërish një vit i keq me vrasjen e kryetarit të parë të Partisë Demokratike Azem Hajdari dhe shkatërrimin për herë të dytë të institucioneve.

Në 1999 kombi arriti një nga që dikur quhej ëndërr me sy hapur. Kosova martire u çlirua dhe Perëndimi për herë të parë në historinë ishte unik pro nesh duke vendosur në vend një padrejtësi që e kishte bërë vetë. Një çlirim që vijoi si process që çoi në krijimin e dy shteteve shqiptare. Viti 2008 është më i miri në historinë e kombit: Kosova që për afro 100 vjet iu dha peshqesh Serbisë u shpall shtet i pavarur.

Dhe viti 2009 Shqipëria në NATO një vit po aq i bukur me heqjen e vizave me BE një ëndërr për të gjithë. Viti 2010 me heqjen e vizave me BE ishte një vit i bukur gjithashtu. Por sërish nuk ishte e thënë. Sikur të mos mjaftonin këto na mbiu edhe vitit 2020 Shqipëria nuk mund të ishte ishulli globit. Pandemia e coronavirusit që pllakosi botën, përfshiu edhe vendin tonë. Një vit më parë, si parathënie ndodhi tërmeti i 26 nëntorit duke sjellë 51 viktima dhe qindra e mijëra persona pa shtëpi. Por kur dukej sikur po rimëkëmbej ndodhi pandemia Covid 19.

Tashmë që po grisen fletët e fundit të kalendarit bilanci i vitit 2020 është mëse i keq. Që nga marsi deri në dhjetor, prej afro 10 muajsh, mbi një mijë jetë të humbura dhe dhjetra mijëra të tjerë që e kaluan nën kujdes shëndetësor intesiv. Një situatë që ka sjellë vuajtje të shumë familjeve, të të afërmeve e deri trauma. Por megjithatë, optimizmi duhet të na pushtojë. Jemi një komb vital. Nuk jemi mposhtur as në vitet më të vështira. Mos të harrojmë 1914, 1924, 1944, 1997. Për më tepër që këtë herë fajtorët nuk jemi ne. 2020-ta do kujtohet si një vit i prapshtë, ndërsa e ardhmja na bën ta lëmë pas si një kujtim të keq.

l.m/Fjala.al

Të fundit

NASA bëhet me shef të ri

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump vendosi sot të emërojë Jared Isaacman si kreun e NASA-s, një miliarder...

Tirana merr çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore, Veliaj: Krenar!

Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar këtë javë...

“Ore po xhupin tim kush e vodhi? Në xhep kisha edhe…”, Korreshi batuta me mazhorancën!

Deputeti i PD Saimir Korreshi, nuk i ka lënë batutat edhe pas përfundimit të seancës plenare, seancë e cila nuk u mbyll në mënyrë...

Rama: Bllokimi i plotë i Tik Tok do të ishte një rrugë, qoftë edhe për një periudhë

Kryeministri Edi Rama thotë se bllokimi i plotë i Tik Tok do të shërbente si një rrugëzgjidhje, edhe për një periudhë kohe, teksa shprehet...

Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të rritet akoma

Gazetari i mirënjohur Alban Dudushi ka lënë publikun e habitur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”...

Lajme të tjera

Web TV