Bilanci i vitit për sistemin e drejtësisë, Rama kërkon durim: Nuk zhvillohet sa hap e mbyll sytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu.

Kreu i qeverisë, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët bëri një analizë të plotë të reformës në drejtësi, ndërsa publikoi edhe disa shifra.

Rama tha se nga 322 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar në sitën e vettingut, 202 prej tyre janë shkarkuar nga detyra.

Problemet me sistemin e drejtësisë vijojnë ende. Ende nuk është lehtësuar frymëmarrja e qytetarëve. Procesi i ndërtimit të një sistemi të ri drejtësie nuk zhvillohet sa hap e mbyll sytë dhe pa pengesa. Reforma në drejtësi ka nisur me pastrimin e të gjithë llumit të grumbulluar në dekada në sistemin e drejtësisë. Nëse shohim shifrat e procesit, me siguri që ajo që thashë, konfirmohet.

Në 322 individë, nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar sesa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky process, me vetëdijen e pamundësisë për të kaluar filtrin, ndërkohë që vetëm 118 janë konfirmuar. Pra kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Ana tjetër ka të bëjë me pyetjen, çfarë ndodh me të larguarit. Vetëm pushim nga puna? Jo. Paralelisht me pastrimin, po konsolidohet ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe ata që nuk kanë justifikuar pasuritë marramendëse do të përgjigjen përpara drejtësisë dhe kështu do të konfirmohet edhe kthesa historike në sistemin e drejtësisë. Ndaj bëni durim. Po ndërohet nga themelet njëri nga tre pushtetet, që përcakton një nga tre shtyllat e sistemit demokratik.”, tha Rama.

Sa i takon situatës kriminale në vend Rama bëri një bilanc duke krahasuar numrin e vrasjeve dhe me vitet e mëparshme

Lexo edhe :  "Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror". Gazetari zbulon arsyen

Edhe këtë vit numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, shifra janar-nëntor 2020 ishin 45 vrasje, 7 më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës dhe për të gjithë ata të cilët janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh dhe bombardimin mediatik që krijon një hapësirë në disproporcion për kronikën e zezë duke krijuar një perceptim jo fort të përputhur me realitetin. Në vitin 2020 kemi pasur 126 vrasje. Sot kemi 2.5 herë më pak vrasje.

Nëse i referohemi mesatares së disa viteve sesa ne të merrnim detyrën sot jemi praktikisht gjysmë për gjysmë. E keqja harrohet shpejt e keqja s’ka fund por nga një vend ku prakikisht kishte mesatarisht një vrasje në çdo dy ditë apo çdo tre ditë jemi një vend që përsa i përket numrit të vrasjeve po stabilizohemi pranë mesatares së BE“, shtoi kryeministri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV