Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Bota do të dilte e shkatërruar nga kjo Luftë. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, (në kohën e luftës), humbën jetën, duke përfshirë edhe civilë. Nga këto humbje, mendohet se 12 000 000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë holokaustit. Në një skemë të thjeshtë, aleatët do të kishin humbjet më të mëdha. Aleatët patën 80% të humbjeve dhe Forcat e Boshtit do të kishin 20%-shin tjetër.
Civilët do të kishin qenë ata që do të vuanin më shumë nga lufta. Shumë civilë do të humbnin jetën si pasojë e sëmundjeve, urisë, gjenocidit, dhe eksperimenteve ushtarake të kryera kryesisht nga forcat e boshtit. Në ditët e sotme e vetmja gjë që mund të bëhet është mos harrimi i dëshmorëve dhe të rënëvë të luftës duke shpresuar se një luftë e tillë nuk do të përfshijë më njerëzimin. Më poshtë paraqitet një listë e shifrave të të humburve ushtarakë në Luftën e Dytë Botërore:
Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga lufta duke humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i vetëvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni).
Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk shihej si ëndrra që më në fund të gjitha luftërat do të përfundonin, por duke ditur këtë vende të ndryshme do të merrnin masa. Aleatët do të formonin OKB-në (Kombet e Bashkuara) të udhëhequr nga ShBA në vitin 1945, kjo lidhje do t’u formonte në San Francisko, Kaliforni, me shpresën që konfliktet në të ardhmen nuk do të shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani.
Perandoritë që kishin ekzistuar deri atëherë si Perandoria e Holandës, Perandoria e Francës dhe Perandoria e Britanisë, nuk do të ekzistonin më. Aleanca të reja do të krijoheshin në shumë territore të ndryshme si në Azi dhe Afrikë. Filipinet kërkonin akoma pavarësinë e tyre të plotë duke i kujtuar ShBA-së fjalën e dhënë për pavarësi dhe në 1946 do e fitonin një gjë të tillë. Për Gjermaninë dhe Poloninë do të hartoheshin territore të reja. Gjermania e ndarë në katër zona të ndryshme do të vuante më shumë dënimin e pasluftës. Nga katër zonat që ajo u nda, tre pjesë ishin në dorë të aleatëve që vendosën edhe një sistem demokratik konstitucional. Pjesa tjetër e mbetur, ishte në dorë të Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit shtiu nën kontroll edhe shumë vende të tjera të Evropës lindore. Frontet ishin të dukshëm tani. Në njërën anë qëndronin aleatët me ShBA në krye dhe në tjetrën anë qëndronte Bashkimi Sovjetik me shtetet satelite të tij. Furnizimi i Evropës me bombën atomike, do të rriste akoma më shumë tensionin dhe kjo do të shënonte fillimin e Luftës së Ftohtë.
Në Azi, dhe pikërisht në Japoni, Perandoria imperialiste Japoneze u shfuqizua nga gjenerali Amerikan në fuqi Douglas McArthur (Daglas Mek Artur), për t’u zëvendësuar me një Monarki Konstitucionale, ku Perandori Hiroito do të ishte akoma në krye. Ndryshe nga Wilhelmi II, që dha dorëheqjen dhe mori fajin për sipër kur Gjermania humbi në Luftën e Parë Botërore, Perandori japonez, nuk e bëri një gjë të tillë dhe trashëgimi e tij vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Me kapitullimin e Japonisë, Koreja do të merrte pavarësinë. Koreja ishte e ndarë në dy pjesë atë kohë. Njëra pjesë (Koreja Veriore) kishte ndihmën dhe mbështetjen e Sovjetikëve, ndërsa pjesa tjetër (Koreja Jugore) kishte mbështetjen e trupave amerikane. Ndërkohë në Kinë, lufta civile nuk zgjati shumë deri sa Partia Popullore e Kinës hipi më në fund në pushtet në 1949. Anëtarët e Partisë Nacionaliste Kineze tërhiqen në Tajvan.
Lufta e Dytë Botërore pati një zhvillim të pashmangshëm të teknologjisë. Radari kishte qenë një mjet vendimtar në shkatërrimin e nëndetëseve gjermane. Aeroplanët, anijet, punimet plastike, zhvillimi i lëndëve plasëse, helikopterët, teknologjia e raketave, si edhe energjia nukleare, do të zhvilloheshin me hapa të shpejta nga të dyja palët gjatë Luftës së Ftohtë. Ilaçe të shumta do të përmirësoheshin dhe të tjera do zbuloheshin. Penicilina dhe antibiotikët gjithashtu do kishin një përmirësim rrënjësor në këtë kohë. Por për momentin nuk mund të mendohej një përdorim i publik i përgjithshëm i tyre, por më vonë përdorimi publik i shumicës së mjeteve do të bëhej i mundshëm.