Ndryshimet në qeveri nga Rama/ Spiropali: Vendimet e një lideri gjykohen nga produkti, kanë qenë të duhurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ndryshimet në qeveri dhe vendimet e kryeministrit Edi Rama për emrat e zgjedhur.

Për Spiropalin ndryshimet janë të mirëmenduara duke theksuar se zgjedhjet e kryeministrit nuk mund të gjykohen nga ministrat e tjerë. Sipas saj, vendimet e një lideri gjykohen nga rezultati.

“Ndryshimet në qeveri janë të mirëmenduara. Ne kemi një betejë shumë të rëndësishme përpara, 25 prillin që do ta fitojmë patjetër. Ne kemi një organizim jo vetëm elektoral por dhe partiak që nuk ndalet. S’kemi asnjë krahasim me asnjë forcë tjetër politike. Zgjedhjet e kryeministrit Rama nuk mund të gjykohen. Nga ju po si gazetarë por flas për ne, ministrat e tjerë. Vendimet e një lideri gjykohen nga produkti, rezultati jo pëlqyeshmëria personale.

Vendimet e Edi Ramës kanë qenë të duhurat përderisa na kanë çuar në fitore, gjithmonë e më të madhe.
Këto zgjedhje janë më të mirat e mundshme. janë jo vetëm njerëz politikë por i kanë dalë për zot disa betejave dhe kanë sjellë rezultate. Ministrat këtu o janë larguar me bujë të madhe, o me zhurmë të madhe, o duke vrarë e nuk kanë dhënë dorëheqjen. Tre njerëz normalë që i dhanë qeverisë profilin e një qeveri europiane. Z.Lleshaj ka menaxhuar dy nga vitet më të vështira sa i përket sulmeve që i janë bërë policisë dhe i ka menaxhuar si një shtetar i vërtetë
”, theksoi Spiropali.

Ministrja Spiropali tha më tej se njerëzit kanë siguri kur është kryeministri që e zgjedh kabinetin dhe jo njerëz të tjerë. Sipas saj, opozita është një çetë që sulet, ndërsa PS një parti e disiplinuar.

Lexo edhe :  Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

“Më thuaj një vend në botë ku kryeministri nuk zgjedh ministrat. Nuk ka kryeministër në botë që nuk zgjedh kabinetin që drejton. Njerëzit kanë siguri që kryeministri zgjedh kabinetin dhe jo të tjerët.
Ata (opozita) janë një ushtri e shpartalluar, jo parti. pa lider, pa vizion, një çetë që sulet aty, që sulmon dhe s’dihet pse po të sulmon. Ne jemi një parti e disiplinuar, me program, me ide dhe dimë kë kemi lider. Ç’domethënë që je liberal? Që interesat personale të tyre të ndikojnë në qeverisjen e vendit. ka zgjedhje, ka dhe disiplinë brenda një partie. Ka të drejta, ka dhe përgjegjësi”,
deklaroi Spiropali.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV