Varianti i ri i koronavirusit i pranishëm në Gjermani që nga nëntori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i ri i koronavirusit, që u zbulua në Britani të Madhe, ka ekzistuar në Gjermani që nga muaji nëntor, thanë zyrtarët shëndetësorë të martën, pasi e zbuluan atë, te një pacient i cili kishte vdekur në veri të vendit.

Studiuesit ishin “në gjendje të zbulonin variantin e virusit B1.1.7 në një person të infektuar në nëntor të këtij viti”, tha ministria e Shëndetësisë e Saksonisë së Ulët në një deklaratë, raporton AFP.

Ky është i njëjti lloj “përgjegjës për një pjesë të madhe të të infektuarve në jug të Anglisë”, tha deklarata.

Varianti i ri u gjet në një pacient të moshuar i cili ka vdekur nga sëmundja COVID-19. Gruaja e tij gjithashtu ishte e infektuar, por ka mbijetuar.

Çifti u infektua pasi vajza e tyre u kthye nga një udhëtim në Britani të Madhe në mes të nëntorit, ku ajo “sipas të gjitha gjasave” u infektua me variantin e ri, thanë autoritetet shëndetësore.

Rezultatet u konfirmuan nga një ekip në spitalin Charite të Berlinit, i cili përfshinte virologun e lartë gjerman, Christian Drosten.

Gjermania kishte raportuar më parë vetëm një rast me variantin e ri të koronavirusit.

Britania e Madhe lëshoi alarmin në fillim të këtij muaji mbi variantin e ri, për të cilin autoritetet thonë se është dukshëm më ngjitës. Shqetësimet lidhur me këtë variant kanë nxitur shumë vende të ndërpresin udhëtimin nga dhe për në Britani të Madhe.

Që atëherë, variant i ri është zbuluar në disa vende tjera, duke përfshirë Portugalinë, Francën, Jordaninë dhe Korenë e Jugut. Gjermania ka ndaluar udhëtimet nga Britania e Madhe deri më 6 janar./rel

Të fundit

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht,...

Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

"Nëse gjeni përherë e më pak qumësht vendi në tryezat tuaja, kjo është falë qeverisë socialiste. 12 vite vetëm shkatërrim bujqësisë! Toka e pasur...

“Nuk e di kur ka zgjedhje”… Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

Përveç qeverisë dhe Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka marrë në dorë edhe frenat e Bashkisë së Tiranës. Në dy ditë takimesh me listën e...

Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda. Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po...

Bujqësia, Rama kërkon model të ri zhvillimi, ofrohen dy pika të forta

Nëpër fushat e Shqipërisë nuk mungon vetëm uji, toka apo mundi. Mungon vizioni. Ai që nuk ndërtohet me copa-copa ndihmash, por me plane të...

Lajme të tjera

Web TV