Ruçi takim me delegacionin e PDK: Nuk do lejojmë të njolloset lufta e UÇK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, Kryetar në detyrë i partisë. Në takim morën pjesë Zëvendëskryetari i PDK, Xhavit Haliti, dhe Sekretari e Përgjithshëm, Uran Ismaili.

Gjatë takimit u bisedua mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë. Kryeparlamentari Ruçi vlerësoi qëndrimin dinjitoz te drejtuesve institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e Luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.

Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta.

Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë.

Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në mbështetje të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë, prej vitit 1991, ka miratuar 18 Rezoluta dhe Deklarata, të cilat kanë kontribuar në ndriçimin e të vërtetës. Sot është i nevojshëm unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën“, tha Ruçi.

Enver Hoxhaj falenderoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbështetjen e fuqishme që Shqipëria i jep mbrojtjes së të vërtetës për Kosovën dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të bëhet dhe mbetet i qartë për të vërtetën e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të mbështetur nga aleatët tanë strategjikë, SHBA, NATO dhe BE./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV